PD: 42 ditë nga prova e inkriminimit të Parlamentit

Shqipëria

PD: 42 ditë nga prova e inkriminimit të Parlamentit

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 14:48

42 dite numeroi sot Partia Demokratike, qe nga momenti i demonstrimit te inkriminimit te parlamentit dhe heshtjes per kete fakt, te kryeministrit Edi Rama.Sipas koordinatores per mediat, Silvi bardhi, çdo qytetar i vendit u bë dëshmitar i skenarit të Ramës, të goditjes dhe kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të opozitës, nga deputetet e tij.
Edi Rama,-tha Bardhi,- I ka hapur dyert e Parlamentit, deputetëve me precedente penalë, si Arben Ndoka, i dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi.Por rama duket, se e ka bere kete, per të shantazhuar opozitën, dhe për ti mbyllur asaj gojën. Sa me shume kohë kalon,aq më shumë thellohet papërgjegjshmëria e Kryeministrit, -perfundon deklarata e PD-se.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat