Rama: Fullanit nuk do ti kërkoj dorëheqjen

Shqipëria

Rama: Fullanit nuk do ti kërkoj dorëheqjen

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 13:39

Kryeministri Edi Rama në konferencën e parë pas sezionit të pushimeve bëri një analizë mbi situatën ekonomiko-sociale në Shqipëri. Ai foli për çështjet e turizmit, arsimit, sigurisë, por iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve për vjedhjen e ndodhur në Bankën e Shqipërisë dhe mundësinë e kërkesës së dorëheqjes së Guvernatorit Ardian Fullani.



Vjedhja në BSH-Lidhur me vjedhjen e ndodhur në Bankën e Shqipërisë, Kryeministri Rama tha se qeveria nuk ka heshtur, duke shtuar se ka ndryshim të rëndësishëm mes qeverisë dhe shoqërisë civile.



Sipas tij qeveria ka një rol të posaçëm, duke shtuar se, “Në qëndrimin e Këshillit të Ministrave është thënë se për ne ky është një akt i rëndë kriminal, pasi është një sfidë e madhe për prokurorinë që ti shkojë deri në fund hetimit. Por në mënyrë intensive gjithëpërfshirëse dhe shteruese dhe të nxjerr nga pikpamja e vetë çdo përgjegjësi, është një sfidë e madhe për autoritetin e Bankës, për sigurinë e Bankës që dua t’ua them qartë dhe prerë se është një institucion i pavarur. Pse nuk më pyesni pse nuk i kërkoj dorëheqjen kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë etj? Po i marr si shembull, por çfarë do të thotë kjo. Si Kryeminsitër nuk mund ti kërkoj dorëheqjen dot kryetarit apo drejtuesit të një institucioni të pavarur. Por nga ana tjetër është një sfidë e madhe për Kuvendin, që do të thotë se Kuvendi dhe qeveria duhet të analizojnë situatën. Kjo është një përgjigje që nuk mud të gëzojë shmëkënd, por nga ana tjetër të gjithë duhet të kuptojnë se kjo do të jetë thjesht një thirrje në boshllëk dhe nuk do të kishte asnjë lloj kuptimi. E njëjta gjë do të ishte të më pyesnit pse s’duhet të japë dorëheqjen Presidenti i Republikës”.



Sipas tij nuk mund të shmangen pasojat nëse hyhet në një luftë politike me Bankën e Shqipërisë. Rama tha se qeveria nuk mund të flasë e para por e fundit për çështje të kësaj natyre, pasi shtoi se mund të bëj një faj shumë të madh për të ndrequr një faj të madh.



Turizmi- Kryeminisitri Edi Rama në konferencën e tij për mediat e nisi fjalën me çështjen e turizmit.



Ai tha duke iu referuar vetëm numrit të vizitorëve të huaj jorezident në Shqipëri, deri më tani është shënuar një rritje e fluksit të turistëve me 14% krahasuar me një vit me parë dhe me një numër total vizitorësh mbi një milionë e dyqind mijë.



Kreu i qeverisë deklaroi se këtë sezon u arrit që të kihen plazhe shumë më të pastra se më parë, ku u bashkuan nga Forcat e Armatosura, deri tek institucionet publike dhe vullnetarët.



Në vijim ai shtoi se u vunë në funksion nga korriku nëntë kampe vullnetarësh në nëntë zonat më të frekuentuara nga pushuesit, duke thënë se numri total është 1200 persona, ku shtoi se për herë të parë u vendosën kullat e vrojtimit.



Rama deklaroi se vija bregdetare dhe liqenore është ruajtur dhe po stabilozohet si zonë e paprekshme nga ndërtime pa leje, përveç atyre sezonale, për të cilat tha se herë pas here janë licencuar nga disa autoritete vendore për të cilat do të merren masa.



Kreu i qeverisë u ndal në çështjen e kanalizimeve, ku tha se zhvillimi i turizmit ka qenë kaotik dhe se qeveria e mëparshme nuk ka marrë përsipër të luajë asnjë rol udhëheqës dhe koordinues, duke lejuar që pisllëku dhe ujërat e zeza të bashkëjetojnë me gjithë ata që kanë ndërtuar dhe investuar në vijën bregdetare si dhe pushuesit.



Në këtë linjë ai tha se po përgatitet një program tërësisht i posaçëm, për të filluar dhe kuruar plagën e madhe të ujërave të zeza në vijën bregdetare. Si zona të nxehta ai renditi plazhin e Durrësit dhe Himarën për të cilat tha se gjendja është alarmante, për shkak të mungesës së kanalizimeve të ujërave të zeza.



Si problem tjetër renditi problemin e ujit të pijshëm, duke thënë se është trashëgimi e keqadministrimit.



Ai tha se Policia e Shtetit do të ketë një plan pune lidhur me krimin mjedisor, ndërsa bëri me dije se do të jetë detyrë e të gjithëve që të parandalojnë apo të godasin krime të tilla, të cilat do të trajtohen me të njëjtën përgjegjësi si krimet e tjera.



Rama e cilësoi si barbari vendore te të pashembullt në rajon dhe Europë, të një pushteti të fragmentuar në qindra njësi, ku në të shumtën e herës kanë munguar kapacitete dhe ka sunduar korrupsioni dhe barbariteti ndaj interesave lokale.



Rendi- Duke u ndalur në çështjet e rendit, Kryeministri tha se nëse situata rëndohej çdo vit në muajt e verës, u shpreh optimist për ndryshimin e kursit bazuar në punën e Ministrisë së Brendshm dhe Policisë së Shtetit për marrjen e masave për sezonin turistik.



Sipas tij për herë të parë ra në mënyrë drastike intensiteti i kontrolleve në polici, dhe puna e policisë u struktuarua në mënyrë të atillë që pa hequr kontrollin policor për të parandaluar atë që mund të vijë nga kalimi në kufi, të mos përjetoheshin radhët e tmerrshme.



Duke u ndalur në shifra ai tha se janë 30% më pak vrasje se për të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa tha se kjo është një shifër që tregon se ka një përmirësim të ndjeshëm në këtë aspekt.



Lidhur me vjedhjet me dhunë apo me armë të pushuesve, tha se janë 75% më pak se një vit më parë. Ai shtoi se nga 1 qershori deri më 15 gusht, ka 21% më pak aksidente rrugore. Gjithashtu ai shtoi se policia është me nivelin më të ulët në rajon gjë që bën të lihet shumë për të dëshiruar. Ai tha se hapja e Akademisë së Rendit do të japë në vitet në vijim standarde të përmirësuara.



Teknologjia- Si pikë tjetër ai renditi teknologjinë, për të futur kapacitetet e teknologjisë së re në funksion të sigurisë dhe pas një viti shprehu besimin se vendi do të jetë në kushte të tjera që do transformojnë tërësisht marrëdhënien mes policisë dhe qytetarit dhe qytetarit dhe gjithë rregullave të sigurisë, pasi monitorimi me kamera do të vihet në funksion, duke fulluar nga Tirana dhe do të shpëtohet nga figura e policit në çdo semafor.



Ekonomia- “Lidhur me energjinë trashëgimia e tmerrshme vazhdon. Përmirësimi në shifrat e perfomancës për administrimin e gjithë rrjetit të shpërndarjes së energjisë, për herë të parë që nga vitet ‘70 janë bërë investime në rrjetin elektrik të gjithë bregdetti Jon, ku përqendrohet një pjesë e rëndësishme e prurjeve turistike. Këtë vit janë bërë investime me vlerë të konsiderueshme në jug por edhe për remonte. Ndërhyrje në kohë ka dhënë rezultat, megjithëse ka pasur vjedhje energjie”, u shoreh Rama.



Referuar ekonomisë, ai tha se investimet e huaja kanë shënuar një rritje prej 12,8%, duke shtuar se është kaauar barriera e 1 miliardë dolarëve investime të huaja të drejtpërdrejta.



Sipas tij, rol të rëndësishmë ka luajtur aspekti isigurisë dhe qasja e qeverisë shqiptare që është qartësisht e lexueshme përmes indikatorëve konkret. Ai tha se është shënuar rritje e eksporteve gjë që dëshmon për një rritje të fuqisë prodhuese dhe për vënien në lëvizje të modelit të ri ekonomik.



Punësimi- Sa i takon çështjes së punësimit, ai tha se nëpërmjet zyrave të punës janë punësuar 10389 persona të paaunë, falë ndërmjetësimti të zyrave të punës.



Kryeministri tha se janë rregjistruar mbi 20 mijë vende të lira pune pranë Zyrave të Punës, në dispozicion të punëkërkuesve.



Lidhur me luftën ndaj punës së zezë, kreu i qeverisë bëri me dije se vetëm nga muaji qershor janë regjistruar 1360 punonjës që mbaheshin ilegalisht në punë.



Rama deklaroi se administrata vijon të mbetet problem në rrugën e zhvillimit, pasi nuk jepet ende rendimenti i duhur, duke shtuar se nga shtatori të gjithë punonjësit në tatime dhe dogana do ti nënshtrohen provimeve periodike dhe verdikteve që do të dalin nga rezultatet e këtyre provimeve. Në këtë linjë ai tha se do të ndalet gjatë në fushën e meritës kundër rrogës.



Lidhur me financat ai tha se rezultatet e mbledhejes së të ardhurave dhe TVSH, krahasuar me një vit më parë janë shumë më lart, ndërsa apeloi Prokurorinë për të luftuar evazionin e skemave fiskale për TVSH-në.



Arsimi- Ndërsa për fushën e arsimit, ai tha se një pjesë e universiteteve të mbyllura ishin gropa të zeza që qelbnin Shqipërinë dhe jepnin diploma pa bërë asnjë orë mësim.



Rama tha se janë bërë shtatë mijë orë punë inspektimi në universitete, dhe heqja e licencave për 18 institucione të arsimit të lartë që s’do mund të funksionojnë, ndërsa për ato që u morën masa ndëshkimore nuk do marrin dot studentë për vitin e parë, pa plotësuar kushtet.



Ai tha se është propozuar mbyllje universitetesh në rrethe, duke thënë se universitete janë njëlloj qoftë ato të financuara nga shteti dhe qoftë ato private.



“Me ligjin e ri të arsimit të lartë, vendosim një sistem të ri kriteri. Privatët që do të investojnë në sistemin e arsimit nuk do ti trajtojnë këto instiucione si biznes fitime. Do përgatiten kallëzime penale për gjithë ata që kanë përfituar në aktivitetin e shit-blerjes së diplomave. Do të sistemohen për të ndjekur studimet gjashtë mijë studentë që janë para derës së mbyllur të universiteteve”, tha Rama.



Lidhur me kuotat e pranimit në universitete ai bëri me dije se vitin e kaluar ishin 23890 kuota, ndërsa janë regjistruar ¼ më pak se sa ka lënë të lira qeveria.



Ai tha se këtë vit kuotat e pranimit në universitete u bë pas konsultimit me universitete dhe për mundësitë reale, duke shtuar se universitetet kërkuan 22 mijë kuota, ndërsa qeveria akurdoi 19800 kuota.



Opozita- Lidhur me opozitën tha se është kthyer në një opozitë vetë poshtrimi dhe pa strategji, për të cilën tha se është në hall të madh. Rama deklaroi se nga ana e qeverisë nuk ka asnjë përpjekje për ti mbyllur gojën opozitës, por se është opozita e parë që ka aq shumë minutazh në dispozicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat