U mbytën dy plazhistë, hetim kreut të komunës Shëngjin, Kaçaj: Fajin e ka Tare

Shqipëria

U mbytën dy plazhistë, hetim kreut të komunës Shëngjin, Kaçaj: Fajin e ka Tare

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 09:20

Lezhë- Mbytja e dy personave një javë më parë në Plazhin e Shëngjinit, ka sjellë procedim penal për kreun e Komunës Shëngjin Salvador Kaçaj me akuzen e shpërdorimit të detyrës.
Në njoftimin e policisë së Lezhës thuhet se nga ana e Komunës Shëngjin nuk janë marrë masa siç duhet për sigurinë e pushuesve gjatë sezonin turistik të këtij viti.
Duke ju referuar dy ngjarjeve të fundit policia ka nisur hetimet ndaj Kryekomunarit Kaçaj, pasi ky i fundit nuk ka zbatur vendimin e Këshillit të Ministrave për sigurinë në plazh që është për detyrë e pushtetit vendor.
Vetëm 10 ditë më parë një fëmijë 8-vjeç nga Kosova u mbyt në det në plazhin e Shëngjinit, teksa i shpëtoi syrit të prindërve.Një ngjarje tjetër ndodhi në këtë plazh vetëm tre ditë më vonë ku një 50-vjeçar po nga Kosova u mbyt në ujërat e Shëngjinit teksa kishte ardhur me famlje me pushime në këtë zonë.

Kaçaj: Ishte detyrë e Agjencisë së Bregdetit

Pas hetimëve të nisura ndaj kryetarit të Komunës Shëngjin Salvador Kaçaj ka reaguar ky i fundit.
“Unë nuk jam njoftuar për këtë procedim penal të nisur ndaj meje dhe nuk jam në dijeni, kjo po përdoret nga policia për t’i dëmtuar imazhin Shëngjinit në kulmin e sezonit turistik. E ka për detyre Agjensia e Bregdetit që të sjellë vullnetarët dhe kullat e vrojtimit siç ka vepruar me plazhet e jugut. Kjo agjenci nuk ka ardhur për të bashkëpunuar me Komunën e Shëngjinit për të ngritur grupin e vullnetarëve, edhe pse komuna e ka kërkuar disa herë. Ne me aq mundësi sa kemi si komunë kemi monitoruar gjithë bregdetin me Policinë Komunare por në këtë sezon turistik ka patur një dyndje të pushuesve drejt këtij bregdeti dhe është dashur ndihma e qeverisë për të ngritur kullat e vrojtimit por kjo nuk ka ardhur. Unë nuk kam përgjegjësi ligjore për ngjarjet e ndodhura dhe besoj drejtësia do të thotë të vërtetën,” tha Kaçaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat