Bregu letër Cefës e Tahirit

Shqipëria

Bregu letër Cefës e Tahirit

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 00:19

Nisur nga ashpërsimi i kodit penal vitin e shkuar për dhunën ndaj grave e të miturve, Majlinda Bregu i kërkoi informacion Këshillit të Lartë të Drejtësisë, se sa janë zbatuar vendimet e gjykatave, sipas kësaj dispozite. Në një shkresë tjetër, deputetja demokrate i kërkoi ministrit të Brendshëm statistika se sa policia ka zbatuar kodin penal për raste të ngjashme me ate të Sarandës dhe jo vetëm.

Para më shumë se një viti amendamentet e saj u përfshinë në kodin penal dhe tani, duke marrë shkas nga ngjarja në Sarandë, deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu kërkon të dijë se çfarë bëhet me zbatimin e atyre dispozitave ligjore që ishin një përgjigje e ashpërsuar ndaj veprave penale të dhunës me bazë gjinore dhe ndaj të miturve.
Kështu që prej marsit 2013, Kodi penal udhëhiqet edhe nga Parimi i Interesit Më Të Lartë Të Fëmijës,( të miturit),që do të thotë, se në çdo vepër penale, krim, ku viktima e drejtpërdrejtë ose jo, janë fëmijët, ku dhuna e ushtruar prek mirëqënien e tyre, fizike, emocionale e shkakton traumë, kjo duhet të njihet si rrethanë rënduese në çdo vepër penale.
Bazuar mbi këto dispozita prokuroria, thotë Bregu, ka ndërtuar një pjesë të akuzës ndaj Agron Cane, sekretari i deputeti Kokëdhima, që në shkëmbim të një vendi pune kërkoi përfitime seksuale me një të mitur.
Shkresa e parë e zonjës Bregu është për kreun e KLD, të cilit i bën thirrje të nisë me urgjencë një inspektim tematik mbi vendimet e gjykatave në rastet e dhunës me bazë gjinore e dhunës ndaj femijëve, perfshi ngacmimin seksual, si në rastin e fundit.
Po kështu Bregu i kërkoi Ministrit të Brendshëm numrin e rasteve që janë adresuar nga Policia e Shtetit nga periudha 1 shtator 2013 deri më 31 korrik 2014.
Në sa prej tyre, Policia ka marrë pjesë në procesin gjyqësor si palë kërkuese (paditëse), pasi është një subjekt që mund të kërkojë lëshimin e urdhrit mbrojtës në gjykatë duke mundësuar fillimin e çështjes pendale ndaj dhunuesit edhe nëse viktima tërhiqet nga procesi.
Bregu kërkohen statistikat për veprat penale: krimet seksule, kundër lirisë së personit, kundër moralit dhe dinjitetit dhe vepave penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, me fokus fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat