Përfaqësuesit e Partisë Demokratike presin Nënkryetarin e Bundestagut

Shqipëria

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike presin Nënkryetarin e Bundestagut

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 00:17

Edhe një përfaqësi deputetësh të Partisë Demokratike, kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Edmond Spaho zhvilluan një takim me Zëvëndëspresidentin e Bundestagut Gjerman, Johannes Singhammer. Demokratë shprehën mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj vendit tonë dhe shqetësim për tensonin që, sipas tyre po krijon qeveria e kryeminisrit Rama. “Ka Frymë antikonsesus, fushatë të gjithanshme antiligjore dhe antikushtetuese, përpjekje për kapjen e institucioneve të pavarura dhe zhbërjen e standardeve demokratike të arritura në 23vite”, thanë deputetët demokratë. Ata e njohën delegacionin gjerman me rastet e dhunës ndaj deputetëve të opozitës në Kuvend, si përpjekje për t’i mbyllur gojën, por edhe me situatën e kriminalitetit dhe pasigurise juridike në vend. Zevendespresidenti i Bundestagut tha se Bashkimi Europian eshte para se gjithash nje komunitet vlerash dhe per Shqiperine, tashmë pas marrjes së statusit, është e rendesishme qe demokracia te funksionoje dhe ne Parlament të dëgjohet zëri i opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat