Rama i përgjigjet Nishanit: Për shqiptarët problemi është drejtësia, për presidentin qeveria

Shqipëria

Rama i përgjigjet Nishanit: Për shqiptarët problemi është drejtësia, për presidentin qeveria

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 00:11

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur sërish rrjetet sociale për të komunikuar qëndrimet e tij në lidhje me çështje të ndryshme. Këtë herë në qendër të reagimeve të tij ka qenë deklaratat e lëshuara një ditë më parë nga kreu i shtetit Bujar Nishani. Në një intervistë televizive presidenti shpjegoi se pse hodhi poshtë duke mos dekretuar tre ligjet e rëndësishme, atë për KLD, për shkollën e magjistraturës dhe për policinë e shtetit duke akuzuar ndër të tjera qeverinë se kërkon të marrë nën varësi prokurorinë dhe se po përpiqet t’i mohojë kreut të shtetit edhe të drejtën e dekretit.

Përmes një mesazhi të postuar në rrjetin social Twiitter Rama shpreh keqardhjen për shpjegimet e dhëna nga presidenti për kthimin e dekreteve, ndërsa ka siguruar se sesioni i ri parlamentar do të jetë ‘sesioni i ri sesioni i reformes rrenjesore te drejtesise dhe thellimit te reformave antikorrupsion ne çdo fushe e pa dallime’.

“Me shume se keqardhje per “shpjegimet” e Presidentit! Per shqiptaret e boten kanceri eshte drejtesia per Presidentin problemi eshte qeveria!”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat