Publikohet përgjimi i dytë pas skandalit seksual (Video)

Shqipëria

Publikohet përgjimi i dytë pas skandalit seksual (Video)

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 16:55

Gazeta Panorama ka mundur të sigurojë përgjimin e dytë mes nënës së 4 fëmijëve Elvira Gega dhe Agron Canes, sekretarit të deputetit të Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima.

Regjistrimi ka ndodhur më 15 gusht, pra një ditë pas realizimit të kamerës së fshehtë, ku gruaja 40-vjeçare, vejushë prej 5 vitesh, i çori maskën 60-vjeçarit, i cili në zyrën e PS-së në Sarandë i ofroi punë në këmbim të orgjisë me të dhe vajzës 14- vjeçare.

Nderkaq, Gjykat e Sarandës ka dhene sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin, Agim Cane.

Në seancën e cila u mbajt me dyer të mbyllura, Agron Cane mesohet se nuk ka shfaqur shenja pendese, ndërsa është shprehur se është i pafajshëm dhe se kjo është një goditje politike që po i bëhet.

“Jam i pafajshëm. Gjithçka do të vërtetohet me provat e tjera që do të paraqesë mbrojtja. Kjo është një goditje politike për shkak të aktivizimit tim në zyrat e Partisë Socialiste”.- mësohet të jetë shprehur Cane.

Ndërkaq, Prokuroria e Sarandës ka ngritur dy akuza ndaj sekretarit të zyrës së deputetit të PS, Koço Kokëdhima, në këtë qytet. Agron Cane akuzohet se ka kryer veprat penale “ngacmim seksual” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm nga personat që kryejnë funksione publike”. Sipas Prokurorisë, 62-vjeçari i akuzuar për këto dy vepra penale duhet të mbahet nga gjykata në masën e sigurisë arrest me burg deri në fund të hetimit.

Video I-Pjesa ku lenë takimin në lokal në Sarandë

Elvira Gega: E mo cfarë bere? Po vij për Sarande po ka shumë trafik

Agron Cane: Ok
Elvira Gega: Edhe e shumta për gjysëm ore jam në Sarandë. Ku do ta pimë kafen?

Agron Cane: Ku do ti, ta pimë?

Elvira Gega: Ku dua unë ta pi?

Agron Cane: Në një vend që të jemi qetë

Elvira Gega: Në një vend që të jemi qetë….po ku p.sh, ku?

Elvira Gega: Te butrinti ketu, te Demi?

Agron Cane: Te Demi thua ti?

Elvira Gega: Po hajde tek Demi. Hajde te Demi me mire

Agron Cane: Po është qetë atje, se nuk dua….

Elvira Gega: Atje ka vetëm turista të panjohur, që as ty nuk të njofin as mua nuk më njofin.

Agron Cane: E mirë atje, dakord hajde, takohemi atje..

Elvira Gega: Ok, kur të vete atje të marr unë në tel

Agron Cane: Bëmë zile se të marr vetë unë

Elvira Gega: Ok, s’ka problem se kam ofertë, po hajt

Agron Cane: Hajt mirupafshim!

Elvira Gega: Mirupafshim!

Video 2:45 min. Fillimi i bisedes ne lokal

Elvira Gega: E ç’të tha prokurori ty ? Ç’do në prokurori ti?
Agron Cane: Isha ne prokurori të Tiranes
Elvira Gega: Jo se kam degjuar
Agron Cane: Jo e ke shume gabim fillimisht nuk të kam marrë asnjëher në telefon. Do ishte mire te ulej kjo muzika.
Agron Cane: Do ikim nga ana andej.
Elvira Gega: Ku do ikim, do te ikim nga ana andej . Hajde ikim andej.
Kamarjeri: Uje pa gaze
Agron Cane: Po mir keshtu frappe, ska asnje gje?
Kamarjeri: Jo jo as leng frutash.
Agron Cane: Ca pihet ketu? Per ata qe nuk pin alkool.
Kamarjeri:Ka kokteil analkoolik, red bull.
Agron Canei: Po sdua sheqer, kjo eshte e keqja.

Video tjetër, vazhdimi i plote i bisedes deri ne fund nga takimi i 15 gushtit
Elvira Gega: Kujt t’i them mo? Pa nëma ta marr pak me tëndin.
Agron Cane: Ja, merre numrin direkt.
Elvira Gega: Nuk e hapin dot… 069… (po i bie nr të vajzës.)
Agron Cane: Duhet ta fshijmë numrin, mora frikë nga juve.
Elvira Gega: Jo, jo, nuk e hap ajo numrin… Kush? Vajza ime??? Pse more frikë nga neve???
Agron Cane: Ja, do thuash më morën në telefon këta.
Elvira Gega: Pse more frikë nga vajza ime…? Ja, nuk e hap telefonin ajo,
e ka fik fare. Dhe nuk të merr, se nuk ka lekë në telefon.
Agron Cane: Dëgjomë mua një çikë, dëgjomë. Ti nuk e di, ti kishe bërë një plan.
Elvira Gega: Jo, nuk kisha asnjë plan…
Agron Cane: Të më bëje dëm mua…
Elvira Gega: E ke shumë gabim Agron.
Agron Cane: Nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Nuk ka asnjë shpjegim dhe unë e di pse më erdhi keq, them se kush të ka nxitur që të më bëje një veprim të tillë. Se unë…
Elvira Gega: Asnjë, për kokë të fëmijëve, asnjë. Bile para një muaji më ke indinjuar shumë nga kjo gjë…
Elvira Gega: Sepse ke kërkuar gjithmonë… Sa herë kam ardhur unë në zyrë, ti nuk më ke qarë hallin që unë kam ardhur… Të kam ardhur me duart gjak.
Agron Cane: E ke gabim… Elvira Gega: Një sekondë, një sekondë të lutem. Kam ardhur me duart gjak… Agron Cane: Edhe s’të kam qarë hallin?
Elvira Gega: Çfarë halli më ke qarë ti?! Që të më ngushëlloje duke më kërkuar ëëë…të bëjmë seks.
Agron Cane: Të kam prit me qindra herë.
Elvira Gega: Jo, jo por dhe unë të jam shmangur. Me mua mund të bëje cfarë të doje. Lëre atë, unë jam e lirë, unë nuk do vuaja për bukë, unë mund të punoja dhe mund të pastroja 100 hale në ditë.

Agron Cane: Jo, jo
Elvira Gega: Si, jo, jo, ti më kërkove gjënë më të shtrenjtë mua, me shprehjet e tua më ordinere dhe mua më ka indinjuar shumë Agron Cane: Unë doja të të ngushëlloja…
Elvira Gega: Prit pak… që të më ngushëlloje dukem ëëëë… Gjithmonë sa herë vija, më thoshe “o sa e mira je,kur do bëjmë seks?”. Kjo është çështja, më vjen keq tani. Tani të flasim hapur se për kokë të fëmijëve nuk kam as incizim, as kamera. Do të më bësh lakuriq, je i sigurt që të më bësh se çfarë të duash.
Agron Cane: Pse…? Dëgjo, më shumë se kaq sa më bëre, mua nuk më mund të ashu… Unë nga momenti që e mori Kaçua vesh, unë për veten time sot…
Elvira Gega: Dëgjon ti Agron… Sepse ti më ke shtyrë vetë mua që ta bëj këtë, sepse unë… Një sekondë, se ti më
konsiderove… Me kushtin që të më….
Agron Cane: Një minutë të flas unë tani… Pse ai ishte problem? Ai ishte problemi??? Po të shikosh ti, po të shikosh ti… (ndërkohë i kap duart
Elvira Gegës).
Elvira Gega: Hiqma dorën se do shikojnë njerëz andej e do thonë… Jo, jo, se nuk dua unë…
Agron Cane: Po nuk të…
Elvira Gega: Hiqma dorën se nuk dua të më shikojnë…
Mua më njohin këta kamerierët.
Agron Cane: Unë nuk e di se kush të njeh, por po të flas këtu… Në qoftë se ti, ti, ti si vajzë, që të vish e të shikosh se kë kam unë…
Elvira Gega: Ore, mua nuk më intereson se kë ke ti more zotëri i dashur.
Mua më intereson veprimi dhe fakti që u shprehe, nuk më intereson…
Agron Cane: Të bëja dashnore…
Elvira Gega: Pse doje të më mbaje të rregullt? Ç’a është ajo? Që ti mua më ke deklaruar direkt online, më ke deklaruar kaq herë që unë dua vajzën tënde për…
Agron Cane: Kur?
Elvira Gega: Si? Kur?! Sa herë Që kur erdhi vajza ime në zyrë që do venim në dyqan, që erdha me Baftjarin atë ditë…
Agron Cane: Vetëm atë ditë të thashë…
Elvira Gega: Dhe më mbrapa më the që vajza është shumë e zhvilluar, vajza do seks the.
Agron Cane: Po, po. Ma tha këtë, ma tha këtë…
Elvira Gega: Kush ta tha, Kostaqi?
Agron Cane: Jo, lëre Kostaqin.
Elvira Gega: Që uleni bashkë dhe… Lëre, edhe ai atë mendim më tha.
Por unë nuk bëj pazar me fëmijën.
Agron Cane: S’të thashë të bëja pazar… Ç’është ky telefon? (I sheh
Elvirës me vëmendje telefonin në dorë.)
Elvira Gega: Jo, ki është timi, është me AMC. Është timi, mo. Na merre, fike fare…
Agron Cane: Nuk dua moj jo, nuk dua…
Elvira Gega: Nuk ka incizim. Ky nuk incizon, ja, e fika fare.
Agron Cane: Do më thuash tani apo jo, pse e bëre gjithë këtë? Se ti nuk je njeri i keq…
Elvira Gega: E bëra sepse doja të vetëmbrohesha, të vetëmbroja në radhë të parë familjen time
Agron Cane: Pse do të të sulmoja unë? Do të ta bëja gjë me zor unë ty ?
Elvira Gega: Jo, me zor nuk do ta bëje. Por doja të dija, doja t’i bëja
fakt…
Agron Cane: Kujt, kujt?
Elvira Cane: Doja që t’i bëja fakt dikujt që të ka vënë në atë punë atje dhe doja t’i bëja…
Agron Cane: Doje të më bëje keq?
Elvira Gega: Jo, jo. Doja që… Siç më vrave ti shpirtërisht…
Agron Cane: Po pse të vrava shpirtërisht?
Elvira Gega: Më vrave shpirtërisht për shumë gjëra.
Agron Cane: Të preka unë?
Elvira Gega: Si?
Agron Cane: Të preka unë? Të preka gjë? Të preka?
Elvira Gega: Jo mo, për të prekur s’të lejova unë.
Agron Cane: Për llafin që bëmë, për muhabetin që bëmë?!…
Elvira Gega: Për të prekur s’të lejova unë ty .
Agron Cane: Ai muhabeti, ai muhabeti të… dërrmoi kaq shumë ty ?
Elvira Gega: Pse jo?! Po pse, kush mund të më dërrmojë kaq shumë? Më mirë është fjala e njeriut apo veprimi që bën? Më mirë merr një armë edhe vraje, vetëm mos e vra me llaf tjetrin. Njeriun e vret llafi. Mua më ka vrarë jashtë mase, se nuk dija ku të kërkoja… Unë, këtë muhabet…
Agron Cane: Mua të më thoshe. Të më thoshte kështu siç duhet…
Elvira Gega: Një sekondë… Këtë muhabet…
Agron Cane: Shiko këtu, këtu. Shiko mua…
Elvira Gega: Unë doja që dikush…
Agron Cane: Doje të më bëje keq?
Elvira Gega: Jo të bëja keq.
Agron Cane: Keq pra do më bëje dhe më bëre.
Elvira Gega: Më lëndove reputacionin e familjes sime.
Agron Cane: Të më thoshe kështu: “Agron, këtë mby lle dhe të lutem shumë rri rehat dhe mirupafshim…”
Elvira Gega: Si? Po, sepse… Kisha… D.m.th. kërkova ndihmë.
Agron Cane: Kujt?
Elvira Gega: Te dikush tjetër që…
Agron Cane: Ku, te kush kërkove?
Elvira Gega: Te dikush tjetër që merret me këto gjëra… Jo këtu në Sarandë nuk është. Bile janë gazetarë investigativë apostafat për këtë punë dhe kanë kohë që më shtynin se kur do ta bësh këtë gjë. Dhe u thashë që do vijë një moment. Prandaj të mora dje në telefon dhe të thashë se kur do të takohemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat