Pr/ligji për KLD, Berisha: Miratimi antiligjor, vendimet e gjykatave nga neo-bllokmeni

Shqipëria

Pr/ligji për KLD, Berisha: Miratimi antiligjor, vendimet e gjykatave nga neo-bllokmeni

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 22:53

Miratimin për projektligjit e KLD, ish-kryeministri Berisha e konsideroi sin ë kundërshtim me ligjin dhe me kërkesat e Komisionit Europian.
Në një postim në rrjetin social facebook, Berisha shkruan se tani e tutje vendimet e gjykatave do të merren nga neo-bllokmeni Rama.

“Tani e tutje vendimet e gjykatave dhe drejtesine do ta merrni nga neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama!
Te dashur miq, dje “aleanca e qelbesirave” Rama – Meta, ne kundershtim te hapur me parimet me themelore te sistemit demokratik te ndarjes dhe kontrollit te pushteteve, ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe Deklaraten Universale te te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut te OKB, qe misherojne dhe garantojne parimin universal te prezumimit te pafajesise dhe pavaresise se sistemit gjyqesor, si dhe ne kundershtim me kerkesat e Komisionit Europian, partnereve tane kryesor dhe OSBE, votuan dje ne Parlamentin e krimit ligjin me te cilin, sapo policia socialiste te ngre padi penale per gjykatesit, organi i pavarur KLD duhet te pezulloje gjykatesin nga detyra“, shkruan Berisha.

Berisha shkrun gjithashtu se sipas ketij ligji Rama do mund te zgjedhe, nepermjet pezullimit të cdo gjykatësi që nuk i bindet atij, gjykatesin e çeshtjeve tuaja me qeverine e tij.”
“Ky eshte nje ligj anti-demokratik, unik ne boten e lire. Bijte po ecin me shpejtesi drejt eterve.”, mbyll postimin e tij Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat