Artan Lame refuzon mandatin e deputetit

Shqipëria

Artan Lame refuzon mandatin e deputetit

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 16:45

Dorëheqja e papritur e Ilirian Celibashit nga posti i ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëvendësimi i tij me deputeten Ermonela Felaj, u bë shkak për ndryshimin e listës së deputetëve të Partisë Socialiste.

Sipas vendimit të marrë nga kryeministri Rama, se postet ministrore do të jenë të ndara nga ato të deputetëve, pritet që Felaj të dorëzojë mandatin e deputetes së qarkut të Beratit.

Në bazë të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, me largimin e Felaj mandati duhet t’i kalonte kreut aktual të ALUIZNI-t Artan Lame.

Por burime nga PS-ja kanë konfirmuar se Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t ka refuzuar marrjen e mandatit të deputetit dhe sipas listës emërore mandati i Felajt i kalon Anila Agalliut, po në qarkun e Beratit.

Gjithashtu në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar socialist, Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar anëtarëve të kabinetit qeveritar që ende vijojnë të mbajnë mandatet e deputetëve ti dorëzojnë ato. Mes ministrave që ende nuk kanë dorëzuar mandatin e deputetit janë Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani, Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat