Tragjedia e HEC, 200 banorë në protestë ndaj firmës turke

Shqipëria

Tragjedia e HEC, 200 banorë në protestë ndaj firmës turke

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 11:01

Rreth 200 banorë dhe punonjës të Mirditës, kanë dalë në protestë paraditen e sotme në HEC-in e Qafë Mollës, ku humbën jetën dy ditë më parë 3 persona si rezultat i kushteve të sigurisë në punë.
Protesta e banorëve dhe punonjësve mësohet të jetë ndaj firmës turke “Efato Glu”, të cilët janë larguar pa dhënë asnjë sqarim për tragjedinë.

Një ditë më parë, u shprehën para kamerave, se kushtet në të cilat punohet në këtë firmë janë ekstremisht të vështira, ku sipas tyre ato nuk plotësojnë as kushtet minimale të sigurisë, çka janë bërë shkak i tragjedisë së paralajmëruar.
Nga ana tjetër vëllai i Ndue Legisit, njërit prej viktimave, pohoi se punëtorët shqiptar trajtoheshin e pagueheshin si skllevër dhe se kushtet e sigurisë në punë linin për të dëshiruar.
Lidhur me këtë ngjarje me porosi të Drejtorit të Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli është ngritur një grup inspektimi nga Tirana të cilët janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar me aksisidentin në galeri.

Të mërkurën e 30 korrikut, shkëputja e një masivi shkëmbor, pas një shpërthimi me dinamit në HEC-in e Qafë Mollës rezultoi fatal për 3 punonjësit, mes të cilëve 2 shqiptarë dhe 1 turk. Pjetër Doda 37 vjeç nga Fani, Ndue Legisi 50 vjeç nga fshati Shebe dhe një punonjës turk, ka qënë duke punuar në tunelin me gjatësi 2000 metra, kur i ka zënë poshtë duke gjetur vdekjen e mënjëhershmë, ndërsa një tjetër punonjës turk ka mundur të shpëtojë.

Firma turke "Efato Glu" që po ndërton këtë hidrocentral mbi lumin fan në Mirditë ka nisur punën prej dy vitësh, ku do të ndërtohet një tunel 2 km i gjatë që do të shërbejë për furnizimin me ujë të këtij HEC-i.

Në këtë kantier janë të punësuar rreth 3 mijë punëtorë, shtetas shqiptarë dhe turq, ndërsa ata shpesh herë kanë dalë në protesta për kushtet e vështira të punës të cilët rrezikojnë jetën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat