BB, kredi prej 10 milionë dollarëshe për Shqipërinë

Shqipëria

BB, kredi prej 10 milionë dollarëshe për Shqipërinë

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 21:37

U nënshkrua sot në Tiranë marrëveshja për kredinë prej 10 milionë dollarësh për Projektin për Shërbime Mjedisore, për Qeverinë e Shqipërisë nga Ministri i Financave Shkelqim Cani, dhe për Bankën Botërore nga Tahseen Sayed, Menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë.

Projekti mbështet menaxhimin e qëndrueshëm të tokës dhe synon të rrisë të ardhurat e komuniteteve në zonat e larta rurale të prirura për të pasur erozion.
Ai kërkon të krijojë mundësi për mënyra alternative të sigurimit të jetesës dhe të promovojnë qëndrueshmërinë financiare, ekonomike dhe institucionale të përdorimit të tokës dhe menaxhimin e burimeve natyrore.

Do të ofrohet mbështetje për ngritje kapacitetesh, për fermerët shqiptarë, organizatat e komunitetit dhe institucionet qendrore dhe të pushtetit vendor, për të përdorur me efikasitet financimet e BE-së.
Përfituesit e projektit do të jenë fermerë, shoqata të pyjeve, grupe dhe individë në 310 komuna rurale dhe në 2980 fshatra të vendit, me mundësi të barabarta për gratë dhe grupet e cënueshme.
Projekti do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve ujore, përmirësimin e furnizimit me ujë dhe cilësisë së tij, si dhe reduktimit të përmbytjeve.

Kostoja totale e projektit është 16.8 milionë Euro dhe bashkë-financohet nga një Fond Besimi prej 7.3 milionë Euro nga Qeveria Suedeze, dhe një Fond Besimi prej 2.2 milionë Euro nga Fondi për Mjedisin Global (GEF).

Që kur Shqipëria u anëtarësua në Bankën Botërore në vitin 1992, vendi ka përfituar prej 82 projekteve me vlerë totale prej më shumë se 1.8 miliardë USD, grante dhe kredi nga IBRD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat