Durrës: Mbërrijnë 5 tragete me 4500 udhëtarë në bord, priten dy të tjerë

Shqipëria

Durrës: Mbërrijnë 5 tragete me 4500 udhëtarë në bord, priten dy të tjerë

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 19:34

Pesë tragete me udhëtarë dhe automjete kanë mbërritur sot paradite nga Bari në portin e Durrësit, ndërkohë që priten edhe dy tragete të tjerë nga Ankona dhe Brindizi, bëjnë të ditur burime zyrtare nga drejtoria rajonale e kufirit dhe migracionit.

Sipas këtyre burimeve, tragetet që kanë mbërritur nga ora 9.00-11.00 kanë sjellë në Durrës 4500 udhëtarë dhe 910 automjete, ndërsa pritet që Brenda ditës ky numër të arrijë në 6500 udhëtarë gjithsej.

Shumica e udhëtarëve që shfrytëzojnë tragetet nga Bari, Brindizi, Ankona dhe Trieste, janë bashkëatdhëtarë, të cilët vijnë për të kaluar pushimet pranë familjeve.

Koha e përpunimit të tyre në terminalin e trageteve është mjaft e shkurtër, falë numrit të lartë të sporteleve, 34 gjithsej, thanë burimet e policisë, sipas të cilave një pjesë e udhëtarëve vijojnë udhëtimin me automjete drejt qyteteve të tjera në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Fluksi i udhëtarëve me tragete është rritur që nga mesi i muajit korrik, me një ritëm prej 4000-6000 udhëtarë në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat