Vazhdojnë protestat kundër reformës terretoriale

Shqipëria

Vazhdojnë protestat kundër reformës terretoriale

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 16:34

Kuvendi pritet të miratojë sot reformën e re territoriale ndonëse është kontestuar në disa zona të vendit.

Ashtu sikurse gjatë gjithë kësaj jave, edhe sot banorë të zonave të ndryshme kanë dalë në protestë.

Në Fier, banorët e Komunës Kuman kanë protestuar kundër ndarjes së re që e bashkon atë me Rroskovecin.

Në Tiranë, banorët e Paskuqanit protestuan kundër bashkimit me Kamzën dhe kërkuan të jenë Bashki më vete.

Po ashtu në protestë kanë dalë edhe banorët e tre komunave Gurrë, Xibër dhe Suç, të cilët kanë bllokuar rrugën Klos-Burrel.

Ndërsa banorët e Lurës kanë nënshkruar një peticion kundër kësaj reforme.

Gjatë këtyre ditëve protesta ka patur nëpër disa qytete të vendit si Korçë, Vlorë, Shkodër, Fier, etj.

Ndër ligjet e tjera parlamenti pritet të miratojë sot ligjet për KLD, Policinë e Shtetit dhe marrëveshjen me kompaninë CEZ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat