Basha: Shëndetësia falas, megaskemë korrupsioni

Shqipëria

Basha: Shëndetësia falas, megaskemë korrupsioni

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 15:26

300 ditët e shëndetësisë së qeverisë Rama janë marrë në analizë edhe nga opozita.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi premtimin e qeverisë për shëndetësi falas megaskemë korrupsioni, prej të cilës po përfitojnë qarqe pranë pushtetit.

Basha sqaroi se mafia në shëndetësi nuk ka të bëjë me korrupsionin e mjekëve, por shkon përtej kësaj.

Duke analizuar atë çfarë është premtuar nga qeveria për të realizuar në sistemin shëndetësor,Tritan shehu doli në përfundimin se Rama po premton ato që tashmë janë të realizuara.

Edhe chek up-i për moshat 40-65 vjeç, që pritet të nis në Shtator të këtij viti, në sistemin parësor është jo i mirëpërcaktuar sipas specialistëve të fushës.

Specialistët pjesamarrës në tryezën e diskutimit mbi 300 ditët e qeverisë për shëndetësisë, analizuan dhe situatën në spitale dhe sistemin farmaceutik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat