4 studentë nga Kosova rrezikuan që të mbyteshin në detin e Vlorës, shpëtohen nga policia

Shqipëria

4 studentë nga Kosova rrezikuan që të mbyteshin në detin e Vlorës, shpëtohen nga policia

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 11:07

7 persona të cilët kanë rrezikuar që të mbyteshin në det, janë shpëtuar nga policia e Vlorës, ku 4 prej tyre ishin studentë nga Kosova të moshës 20 vjeç.

Të rinjtë ishin larguar shumë në det me një barkë të vogël dhe rrezikonin që të mbyteshin.

Nëpërmjet aksionit kërkim-shpëtimi të realizuar nga blutë e Vlorës, të rinjtë kosovarë arritën që shpëtonin duke zbritur në tokën e Dhërmiut pa pësuar asnjë problem.

Policia gjithashtu ka shpëtuar edhe dy belgë që kishin dalë në det në plazhin e Jalit me të njëjtin mjet deti, si dhe një shqiptar që kishte dalë me skaf, të cilin e kishte përfshirë deti i trazuar në Shën Vasil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat