Rregulla të reja në grupin e PS-së, 4 ministra dorëzojnë mandatin brenda javës

Shqipëria

Rregulla të reja në grupin e PS-së, 4 ministra dorëzojnë mandatin brenda javës

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 00:10

Mbledhja e fundit e grupit parlamentar te Partisë Socialiste ka pasur në fokus pikërisht sjelljen e 4 deputeteve socialiste te cilët nuk morën pjese ne seancën e kaluar duke çuar ne mos miratimin e ligjeve qe kërkojnë 84 vota.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, kreu i PS-së, Edi Rama bëri të ditur se, deri në shtator do të përgatitet dhe miratohet një deklaratë me rregulla të qarta për çdo deputet, në mënyre që të mos thyhet vendimi i grupit siç ndodhi javën e shkuar.

Gjithashtu Rama ka paralajmëruar se, katër ministrat Bushati, Gjiknuri, Tahiri dhe Cani duhet të lënë mandatin e deputetit brenda kësaj jave, pasi të gjithë ministrat e tjerë e kanë dorëzuar tashmë, raporton "Vizion+".

Por, pas largimit të kryeministrit Rama, mbledhja ka vazhduar nën drejtimin e kreut të grupit, Gramoz Ruçi dhe objekt debati ka qenë pikërisht Garda e Republikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat