Kundërshtitë për reformën territoriale

Shqipëria

Kundërshtitë për reformën territoriale

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 21:57

Një ditë nga votimi i reformës territoriale banorë të komunave Petrele e Farkë protestuan pasditen e së mërkurës në Tiranë. Për disa minuta protestuesit bllokuan rrugën nacionale Tiranë Elbasan. Sipas banorëve ata nuk janë kundër reformës territorial por që komunat të mos i bashkohen Tiranës por të krijojnë bashkinë e Petrelës në përbërjen e së cilës të jenë 5 komuna. Sipas protestuesve në këtë mënyre banorët do të mund të marrin më shumë shërbime për një numër prej 45 mijë banorësh. Sipas protestuesve reforma territorial është bërë pa marrë mendimin e tyre dhe nëse votohet në parlament protestat do vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat