Aktivisti i LSI nudo në plazh: Më lanë shokët e PS zhveshur, doja të bëhesha kryeministër

Shqipëria

Aktivisti i LSI nudo në plazh: Më lanë shokët e PS zhveshur, doja të bëhesha kryeministër

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 11:34

“I thashë shokëve se doja tu bëja kryeministër, ato më zhveshën të gjithin dhe smëkthenin rrobat. Kshu do bëhesh patjetër kryeministër vazhduan të talleshin me mua”, ka deklaruar aktivisti i partisë LSI për policinë.

Ngjarja e pazakontë në plazhin publik të Gjirit të Lalzit ka si protagonist 33-vjeçarin me iniciale E.T., nga Tirana, student i degës së Inxhinierisë, i cili u arrestua në flagrancë ditën e djeshme teksa lahej i zhveshur në det.

Sipas burimeve të marra nga policia mësohet se aktivisti nuk ka pasur si qëllim të bëj plazh nudo, por se shokët e tij, kta simpatizantë të Partisë Socialiste, e kanë bërë protagonist 33-vjeçarin të ngjarjes më të pazakontë që mund të ketë ndodhur vitet e fundit në bregdetin shqiptar.

“U detyrova të kthehesha në çadër lakuriq. Në plazh nuk munda t’i kërkoja askujt veshje, pasi do të ma merrnin për keq. Nuk është faji im që ata donin të bënin një shaka pa kripë, që më turpëroi në sy të gjithë njerëzve”, – është shprehur studenti nga Tirana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat