“Vjedhja e BSH-së ishte një gjest i ulët dhe i shëmtuar, ruani sekretin”

Shqipëria

“Vjedhja e BSH-së ishte një gjest i ulët dhe i shëmtuar, ruani sekretin”

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 09:46

Ardian Fullani u ka shpërndarë një email punonjësve të Bankës Shqiptare, pak orë para denoncimit të Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzas.

Në email, vjedhja e tyre konsiderohej si një gjest i shëmtuar dhe i ulët.

Fullani kërkonte në këtë email, që punonjësit e bankës të ruanin sekretin dhe të mos e diskutonin me asnjë çështjen.

Në të kundërt, do të mbanin përgjegjësi penale.

“Dy punonjës të BSH kanë kryer një gjest të ulët dhe të shëmtuar dhe janë denoncuar në prokurori.

Ju kujtojmë detyrimin për ruajtjen e diskrecionit.

Çështjen mos e diskutoni as jashtë as brenda, mbani përgjegjësi”, thuhet në email-in e publikuar nga mediat shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat