Berisha: Ekonomia e Shqipërisë në recesion

Shqipëria

Berisha: Ekonomia e Shqipërisë në recesion

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 21:19

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka mbajtur fjalim në tryezën “300 ditët e dështimit të qeverisë në ekonomi".

Berisha ka thënë se nuk ka rritje të ekonomisë por ka rrënje e cila ka rënë në- 2.7, - 3%.
Gjithashtu Berisha ka thënë se Rama po bënë mashtrime skandaloz me pasoja shumë të rënda për kohët që vijnë.

Poashtu, Berisha ka thënë se Rama e solli në Shqipëri skenarin Papandreu.

“Liria ekonomike ne gijotinen e mafies qeveritare. Ekonomia e Shqipërisë në reçesion. Rritja ekonomike - 2.7%, - 3%!!

Te dashur miq, te dhenat zyrtare faktojne se liria ekonomike, ndofta ne esence liria e te gjitha lirive te tjera, po jep shpirt ne kthetrat e mafies. Rritja ekonomike ka rene ne - 2.7, - 3%. Skenari i Papandreut ne veprim ne Shqiperi.

- Siguria ligjore, kushti me kryesor i ekzistences se lirise ekonomike, eshte sot ne meshiren dhe vullnetin e kreut te meduzes (Rames) dhe kupoles se tij.
- Konkurrenca e lire eshte zevendesuar me konkurrencen e vendosur me tyten e revoles apo minat me sahat, ekzektutim ne seri te biznesmenve.
- Kontrata, si shtylle kryesore e tregut te lire, ekzekutohet jo me sipas neneve te saj apo me Gjykate por me pumba, madje dhe ne qender te Tiranes.
- Prona private, si themel i tregut te lire, nuk kane me vlere. Piktori deshtak, me nje urdher anti-ligjor, anti-kushtetues e hedh ate ne ere ose e bllokon ate siç ka bere me pronat e qytetareve nga Velipoja ne Ksamil dhe komunat perreth Tiranes. Pronaret e tyre, ndonese kane leje ndertimi ne perputhje me te gjitha ligjet dhe planet ndertimore te vendit, nuk ndertojne dot per shkak te urdherit te meduzes.
- Investitoret e huaj po largohen nga Shqiperia.
- Investimet publike te brendshme jane vetem 5 miliard leke kundrejt 21 miliard qe ishin ato nje vit me pare. Kredia per ekonomine ka rene ne - 2.5%, konsumi i mallrave te konsumit te gjere ka rene me 15%.
- Ndertimi dhe transporti kane renie dyshifrore. Rritja nominale rezulton - 1% por piktori deshtak, qe merr vesh vetem nga bojerat, thote se vertete rritja nominale (e cila trupezon rritjen e inflacionit) eshte -1% por rritja reale eshe + 1,7% (paçka se kemi rritje te qarte te inflacionit).

Ky eshte nje mashtrim skandaloz me pasoja shume te renda per kohet qe vijne, Rama solli ne Shqiperi skenarin Papandreu!!”, ka shkruar Berisha në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat