Vjedhja e Bankës Qëndrore, nënkryetari i LSI-së: “Duhen prerë koka”, kushdo qoftë ajo (Video)

Shqipëria

Vjedhja e Bankës Qëndrore, nënkryetari i LSI-së: “Duhen prerë koka”, kushdo qoftë ajo (Video)

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 19:42

Nënkryetari i LSI-së, njëkohësisht zëvendës ministër i Trasporteve Ylli Manjani u shpreh se vjedhja e 6 miliardë lekëvë në Bankën e Shqipërisë por dhe për skemat e tjera të abuzimit me fondet prokuroria duhet të gjejë kokat.
Sipas Manjanit “Eshtë momenti i përgjegjësive” dhe se “skema e sigurisë së parave në Shqipëri është defektoze” dhe sipas tij fajtore nuk mund të jetë vetëm politika.
“Sot barra e gjithë kësaj skeme papargjegjshëmërie e humbjes së parasë me lehtësinë më të madhe i takon prokurorisë. Nëse ajo nuk pret koka, kushdo qoftë ajo kokë, për këtë histori mua nuk më intereson se kush jep dorëheqjen dhe kush rri në punë. . Këtu nuk hyn kompromisi politik, ajo duhet fajësuar por ne kemi krijuar institucione. Pse nuk veprojnë, se kur flasim për ta hidhen përpjetë, prokuroria dhe Banka e Shtetit për këtë punë paguhen dhe nuk paguhen keq”, tha ai.
Lidhur me reformën e re territoriale, Manjani tha se PD-ja mbetet e ftuar deri në sekondin e fundit të votimit. Ai akuzoi PD-në për protestën e organizuar nga qytetarët dhe sipas tij kjo është një “punë tenderash” dhe militantësh.
“PD-ja ngatërron radhën, do të parën decentralizmin dhe pastaj hartën. Nga njëra anë nuk ka vërejtje për hartën dhe nga ana tjetër nxjerr disa njerëz, keshilltarë komunash që do humbin vendin e punës, sepse ata vetëm marrin lekë nga buxheti i shtetit dhe nuk bëjnë asnjë punë. Ata që dalin në protesta janë këshilltarë komunash dhe simpatizantë të PD-së”, tha ai.
Reforma për Manjanin do bashkojë njerëzit dhe vullnetet politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat