Hiqen nga qarkullimi 120 libra shkollore, Nikolla: Ishin me gabime

Shqipëria

Hiqen nga qarkullimi 120 libra shkollore, Nikolla: Ishin me gabime

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 18:47

120 libra të arsimit parauniversitar në të cilat janë konstatuar gabime janë hequr nga qarkullimi për këtë vit akademik.

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Arsimit , u shpreh se librat me gabime janë kthyer për korrigjim.

Matura shtetërore dhe niveli i ulët i nxënësve dhe numri madh i ngelësve ishin pika kryesore për të cilën deputetët e komisionit kërkuan informacion.

Në analizën e realizuar nga Ministria e Arsimit rezultoi se këtë vit ngelës në provime nuk janë vetëm nxënësit por edhe mësuesit.

Sa i takon vonesës së daljes së formularit A2, Nikolla raportoi para deputetëve se shkak është bërë inspektimi që kanë kryer në 59 institucione të arsimit të lartë për ligjshmërinë e tyre.

Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla siguroi se vonesa e formularit A2 nuk do të bllokojë daljen e formularit A3 që shërben për nxënësit që nuk arrijn të fitojnë një degë studimi me formularin A2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat