At Nikolla Marku: Me Maqedoninë më lidh vetëm arsimimi im si prift

Shqipëria

At Nikolla Marku: Me Maqedoninë më lidh vetëm arsimimi im si prift

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 16:59

Kreu i Kishës Ortodokse Shën Mëria në Elbasan, At Nikolla Marku, i përgjigjet Departamentit Amerikan të Shtetit, duke sqaruar se me Maqedoninë e lidh vetëm arsimimi i tij si prift ortodosk, pasi Janullatos e ndëshkoi për qëndrimet e tij kombëtare.

“Unë jam prift ortodoks, por jam prift ortodoks shqiptar dhe jo maqedonas. Studimet i kam bërë në Shqipëri, një pjesë në Greqi, por studimet nuk kanë rëndësi se ku bëhen, por ku e ushtron profesionin. Unë i shërbej kombit tim dhe atdheut tim.

Unë jam një prift ortodoks shqiptar dhe votën ma kanë dhënë shqiptarët për të vazhduar këtë detyrë të shenjtë. Shumë respekt po të isha maqedonas, por nuk jam. Unë jam shqiptar dhe i shërbej vendit.

Kam qenë student në kishën ortodoks e të Greqisë në qytetin e Kastoriasë dhe për qëndrimet kombëtarë, për flamurin e gjuhën u ndëshkova dhe erdha në Shqipëri dhe vazhdova studimet në Shqipëri nën kryesinë e peshkopit grek Janullatos. E njëjta histori ndodhi edhe në kishën ortodoske të Durrësit, në kampin e “Niko Bellojanit”

U detyrova të largohem nga Shqipëria e të vishesha prift në Maqedoni për aryse kombëtarë, sepse i shërbeja kombit tim dhe statusit të kishës ortodoske shqiptare. Duke parë që kjo luftohej nga peshkopi grek atëherë unë nuk u dedikova të vishesha prift nga hirësia Janullatos, por kërkova ndihmë nga Sinodi i Shenjtë Maqedonas dhe u vesha prift atje. Por nuk do të thotë se jam prift maqedonas, sepse jam me kombësi shqiptare. Jam rritur në këtë lagje dhe i shërbej atdheut tim”, tha ai për Ora News

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat