Lahej lakuriq te Gjiri i Lalzit, 33 vjeçari: Preva bast me shokët

Shqipëria

Lahej lakuriq te Gjiri i Lalzit, 33 vjeçari: Preva bast me shokët

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 15:56

Pushuesit te Gjiri i Lalzit, mes së cilëve shumë familjarë, janë bërë dëshmitarë të një 33 vjeçari, i cili lahej në det lakuriq për më shumë se një orë.

Duke pasur fëmijë mes tyre, pushuesit kanë njoftuar policinë që të marrë masa ndaj 33 vjeçarit, që sipas tyre, nuk e kishte problem të lëvizte nudo. Forcat e policisë mbërritën menjëherë në breg dhe gjetën 33 vjeçarin teksa lahej 30 metra larg bregut.

Ata i bënë thirrje djalit të afrohej dhe kur ndodhej vetëm 10 m larg, ai u tha efektivëve të prisnin sa t’i sillnin shokët një peshqir. I riu u shoqërua në ambientet e komisariatit të Shijakut, i cili ka në juridiksion plazhin e Gjirit të Lalzit dhe u morr në pyetje.

“Nodhesha në plazh me shokët. Po luanim bashkë dhe premë bast që unë të lahesha nudo për dis minuta në det”, tha 33 vjeçari në komisariat, duke shtuar se ishte përpjekur të lahej sa më thellë për tu shmangur nga sytë e fëmijëve dhe familjarëve dhe se nuk është e vërtetë që ka lëvizur nudo në breg.

Policia tha për NOA.al se ai nxori edhe një tjetër justifikim. I riu tha për efektivët se i kanë marrë dallgët mbathjet e plazhit. Pasi u qortua për veprimin e turpshëm të kryer në publik E.T. u la i lirë, por hetimi në ngarkim të tij do të vijojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat