Digjet makina e gazetarit Gentian Bellaj në Vlorë, dyshimet e tij

Shqipëria

Digjet makina e gazetarit Gentian Bellaj në Vlorë, dyshimet e tij

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 10:17

Digjet për herë të dytë, makina e gazetarit të “Ora News”, Gentian Bellaj në qytetin e Vlorës. Makina ishte parkuar në një rrugicë në afërsi të shtëpisë së tij private në lagjen “Lirim”, rruga “Petrit Bisha" në qytetin e Vlorës.

Djegia në rrethana misterioze, që dyshohet si zjarrvënie, ka ndodhur dy orë pas mesnatës, në 02:30 të datës 29 korrik 2014.

Bellaj pohon se ka arsye të besojë tek zjarrvënia e qëllimshme, pasi dy net më parë ka parë, rreth orë 24.30, një person pranë makinës së tij, që i drejtoi një dritë çakmaku apo celulari në fytyrë.

Këto informacione, gazetari i ka dhënë edhe gjatë deponimit të tij në polici. Policia ka nisur hetimet për ngjarjet.

Paraprakisht dyshohet se djegia e makinës ka lidhje me detyrën që ai kryen si gazetar i “Ora News”.

Makina është djegur për herë të parë në 19 shkurt të vitit 2011. Gazetari Bellaj ka fotografuar momentet e djegies së makinës dhe më pas dhe ato i gjeni më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat