Tiranë: Fillojnë hetimet për vjedhjen e miliona dollarëve

Shqipëria

Tiranë: Fillojnë hetimet për vjedhjen e miliona dollarëve

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 08:03

Sot Prokuroria e Tiranës i fillon nis hetimet për vjedhjen e ndodhur në qendrën e Emisionit të Monedhës , e cila gjendet në periferi të Tiranës, ku depozitohen kartmonedhat shqiptare.

Mes zyratrëve të lartë të Bankës, që do të merren në pyetje gjatë hetimeve, figuron edhe emri i guvernatorit të Bankës ësë Shqipërisë, Ardian Fullani.

Policia ka bërë të ditur se shuma e vjedhur është 7 milion dollarë, por burime në media, që u referohen prokurorisë, thonë se gjatë 4 viteve janë vjedhur 20 milionë dollarë.

I arrestuar nga policia për këtë vjedhje është Ardian Bitraj, punonjës në Emisionin e Monedhës, i cili e ka pranuar akuzën e vjedhjes së 7 milionë dollarëve, dhe Mimoza Bruzaj, përgjegjëse e arkës në Emisionin e Monedhës, e cila akuzohet si bashkëpunëtore në vjedhje, por ajo nuk e pranon akuzën.

29 korrik 2014E mëparshmeE ardhshmja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat