​Kokëdhima bind Piro Dhimën për reformën territoriale: Plani juaj është i bukur

Shqipëria

​Kokëdhima bind Piro Dhimën për reformën territoriale: Plani juaj është i bukur

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 19:52

Deputeti i Partisë Socialiste i qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima ka zhvilluar një takim me Piro Dhimën, ish-peshëngritësin e njohur shqiptar që sot është deputet i PASOK-ut në parlamentin grek.
Dhima është shprehur gjatë takimit me Kokëdhimën, se kishte ardhur me një ide negative për reformën territoriale, por pasi ka bashkëbiseduar me banorët ka krijuar një përshtypje krejtësisht tjetër. Kokëdhima dhe Dhima kanë rënë dakord që të bashkëpunojmë për reformën territoriale. Deputeti i PASOK-ut ka theksuar se, i pëlqen plani dhe se do të flasë me autoritetet greke sapo të kthehet në Greqi. Gjithashtu, ish-peshëngritësi ka pranuar ftesën e deputeti të qarkut të Vlorës që i drejtohet dhe të gjithë himarjotëve të suksesshëm nëpër botë, për të bashkëpunuar për zhvillimin e kësaj krahine të bukur e të lavdishme. I pranishëm në takimin e Kokëdhimës dhe Dhimës, takim që ka zgjatur rreth 30 minuta, ishte edhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat