Sabit Brokaj: Dule, ushtar i Janullatosit

Shqipëria

Sabit Brokaj: Dule, ushtar i Janullatosit

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 17:53

Sabit Brokaj, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-deputet i Vlorës në Partinë Socialiste, duke e konsideruar reformën territoriale të nevojshme për vendin, i cilëson qëndrimet e kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, të pavenda, madje të stisura.

Himara, e cila është bërë edhe “molla e sherrit” mes PBDNJ dhe mazhorancës, sipas Brokajt, që ka folur për A1 Report, nuk është konsideruar kurrë si minoritet, ndërsa shton se dyshja Dule-Bollano janë antishqiptarë.

Zgjedhjen e Greqisë si partner strategjik, Brokaj e cilëson skandaloz. Ndërsa vlerëson qëndrimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati ndaj deklaratave të Athinës zyrtare për çështjen e Himarës në ndarjen e re territoriale.

Duke prekur klimën politike në vend, ish-deputeti i Vlorës, Sabit Brokaj, shprehet se Partia Demokratike e ka traditë sabotimin, duke i cilësuar disa vendime të ish- liderit demokrat Sali Berisha antikombëtare.

Duke iu referuar pakicave etnike në vend, Brokaj u shpreh se nuk është pro ndarjes së tyre, pasi ndër vite minoriteti është trajtuar më së miri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat