Basha: “Askush nuk mund tu fshihet përgjegjësive për Xhaminë e Madhe duke heshtur”

Shqipëria

Basha: “Askush nuk mund tu fshihet përgjegjësive për Xhaminë e Madhe duke heshtur”

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 13:49

Kryetari i PD, njëherazi kryetar i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka uruar sot besimtarët myslimanë, me rastin e festës së Fiter Bajramit. Urimin e tij për çdo shqiptar, pavarësisht nëse jeton brenda apo jashtë kufijve administrativë, zoti Basha e përcolli nga selia e Komunitetit Mysliman. Zoti Basha ka uruar të gjithë besimtarëve mysliman gëzuar Fiter Bajramin!

“Një urim të veçantë për agjëruesit e Ramazanit që i japin fund sot sakrificës njëmujore, dhe një falënderim për përgjegjësinë, që kanë marrë dhe përgjegjësinë që kanë treguar, për veten e tyre, për familjen tyre por edhe për shoqërinë tonë, për gjithë vendin.
Uroj që sakrifica e tyre sublime të shpërblehet me mbarësi e mirësi për ata vetë, për familjarët e tyre, për komunitetin, për gjithë vendin tonë dhe për shqiptarët, pa dallim kudo që janë.

Sot një urim të veçantë kam dhe për Klerin e përfaqësuesit e tij që e kanë nisur ditën në orët e para të mëngjesit apo më herët që në orët e mesnatës, për përgatitjen e kësaj dite feste.

Uroj që asnjë të mos i ikë përgjegjësisë për detyrimet që kemi ndaj njëri-tjetrit në këtë shoqëri, në këtë bashkëjetesë tonë, e për më shumë sot në këtë ditë të veçantë të mos i ikim përgjegjësisë për ndërtimin e Xhamisë së Madhe si një premtim, i kahershëm dhe një detyrim ndaj besimtarëve të kryeqytetit dhe të mbarë Shqipërisë.

Uroj dhe shpresoj që ky muaj reflektimi, faljesh, lutjesh të qindra mijëra besimtarëve të shërbejë sa më mirë, për ta realizuar këtë projekt dhe për të na dhënë forcë dhe vizion të gjithëve, pa dallim, të zgjedhin rrugën e drejtë përmes vendimeve të drejta, duke i shërbyer një vendi, një shoqërie më të drejtë dhe më solidare me njerëzit në nevojë”-theksoi në mesazhin e urimit zoti Basha.

Mesazhe urimi për festën e Fiter Bajramit kryetari i PD dhe Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka shprehur dhe në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat