Nën hetim i besuari i Fullanit, tashmë kërkohet “koka” e Guvernatorit

Shqipëria

Nën hetim i besuari i Fullanit, tashmë kërkohet “koka” e Guvernatorit

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 10:25

Drejtorit i Thesarit të Shtetit, Dorian Çollaku, është marrë nën hetim për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë.

Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me dy të akuzuarit, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruza në vjedhjen e 6 miliard lekëve.

Mësohet se Çollaku ka qenë i besuari i guvernatorit, Ardian Fullani.

Ai është emëruar në këtë post nga Fullani në 2011-n dhe kishte si detyrë kryesore verivikimin e parave stok që do të asgjesoheshin.

Përgjegjësia e Fullanit në këtë vjedhje duket se do të ketë pasoja edhe për këtë të fundit.

Ish-deputetët dhe ekonomistët Arben Malaj dhe Selami Xhepa, kërkojnë që Kuvendi të hetojë Fullanin.

“Duhet bërë një hetim i plotë dhe i thellë për ngjarjen”, thotë Malaj për mediat shqiptare.

Selami Xhepa thotë nga ana tjetër se përgjegjësia është e drejtuesve më të lartë të Bankës, duke përfshirë edhe guvernatorin Fullani.

Më parë, edhe deputeti Erion Braçe ka kërkuar që Fullani të mos i shpëtojë përgjegjësisë.

Pas abuzimeve të shumta me Bankën e Shqipërisë, duket se ka ardhur ora edhe për Ardian Fullanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat