Berisha: Vetëvrasjet në rritje në qeverinë Rama- Meta

Shqipëria

Berisha: Vetëvrasjet në rritje në qeverinë Rama- Meta

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 20:15

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se në qeverinë Rama - Meta janë rritur në mënyre dramatike vetëvrasjet me 54% dhe tentativat për vetëvrasje me 107%.
Gjithashtu, Berisha ka thënë se në këto 180 ditët e fundit te qeverise Rama - Meta, për të cilat kemi statistikën krahasuese zyrtare, del se u shoqëruan nga rritje dramatike e vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje.

“Te dashur miq, Edi Drama, njeriu qe rrezaton zi, urrejtje, pesimizem, negativitet kerkon te laje duart si Pons Pilati me dyfishimin e vetevrasjeve dhe tentativave per vetevrasje. Keshtu, 180 ditet e fundit te qeverise Rama - Meta, per te cilat kemi statistiken krahasuese zyrtare, del se u shoqeruan nga rritje dramatike e vetevrasjeve dhe tentativave per vetevrasje. Keto te dhena zyrtare faktojne se, 6 muajt e fundit, vetevrasjet ne Shqiperi u rriten nga 90 ne 139 raste pra u rriten 54%%”, ka thënë Berisha.

Gjithashtu, ai ka thënë se tentativat për vetëvrasje u rriten nga 150 ne 310 raste pra u rriten me 107.

“Kurse tentativat per vetevrasje u rriten nga 150 ne 310 raste pra u rriten me 107.
Para kesaj situate dramatike te rritjes marramendese te vetevrasjeve me 54% dhe tentativave per vetevrasje me 107%, Edvin Drama, njeriu qe rrezaton cdo minute, ore dhe dite vetem urrejtje, negativitet dhe zi kerkoi me cinizem ekstrem qe policia socialiste e tij te merret me trajtimin e vetevrasjeve, pra dhe kjo vetem e vetem per te manipuluar shkaqet e tyre te lidhura me pushimet nga puna, rritjen e shpejte te papunesise, varferine ekstreme, pamundesine e mjekimit etj.

Kesaj i thone te vetëvrasësesh per se dyti viktimat e mjera dhe te terrorizosh familjet e tyre”, ka shkruar Berisha në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat