Presidenti Nishani uron besimtarët për Festën e Bajramit

Shqipëria

Presidenti Nishani uron besimtarët për Festën e Bajramit

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 20:10

Presidenti Nishani uron sot besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit. Në urimin drejtuar gjithë besimtarëve Nishani shprehet:

“Nuk ka gjë më të aftë se kjo festë për ta larguar urrejtjen dhe afruar dashurinë, pakësuar veset dhe shtuar virtytet, harruar mëritë dhe sjellë pajtimet.

Është kjo Festë e madhe që ka aftësinë e rrallë për t’i bërë të rinjtë më të pjekur, të moshuarit më të rinj, të sëmurët më të shëndetshëm, të shëndetshmit më të mëshirshëm, fatkeqët më pak të dëshpëruar, fatlumturit më të përmbajtur, fukarenjtë me më tepër shpresë, zengjinët më zemërgjerë.

Ta festojmë Bajramin si duhet, si na ka hije; si besimtarë të devotshëm dhe njerëz të qytetëruar, që njohim dhe respektojmë normat e Besimit; me gëzim të përmbajtur, vëllazërim me njëri-tjetrin, dhe kryesorja; mirënjohje për Zotin.

Uroj edhe jomyslimanët, të cilët në respekt të tjetrit dhe për të mirën e vetes, mbajnë Ramazanin dhe respektojnë Bajramin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat