400 studentëve nga Lugina u ofrohen studime në Shqipëri

Shqipëria

400 studentëve nga Lugina u ofrohen studime në Shqipëri

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 19:46

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe ai i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa nga një takim me Ministrin e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla janë pajtuar se rreth 400 studentë nga të tri komunat shqiptare në Serbi (Medvegja, Bujanoca dhe Presheva) mund të regjistrohen në universitetet në Shqipëri me të njëjtat rregulla që vlejnë për studentët shqiptarë.

Sipas "Presheva Jonë", kryetari Arifi tha se nga Bujanoci nën këto kushte në Shqipëri mund të studiojnë 185 studentë, kurse nga Presheva 198, dhe Medvegja 57 të rinj.

Gjatë këtij takimi e krerëve të Luginës së Preshevës me palën shqiptare, njëkohësisht është biseduar edhe për kushtet e studentëve të Luginës së Preshevës në universitetet e Shqipërisë, ku Arifi dhe Mustafa kanë kërkuar që Qeveria shqiptare, që në vecanti nga Ministria e Arsimit të bëhen lehtësime në procedurën e regjistrimit dhe të garantohet vendbanimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat