PD: Reklamat e kushtueshme të Ramës, një mashtrim më shumë për 300 ditët

Shqipëria

PD: Reklamat e kushtueshme të Ramës, një mashtrim më shumë për 300 ditët

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 14:30

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se vazhdon të paguajë reklama me paratë e taksapaguesve për të treguar gjera që nuk kanë ndodhur as sot, as këto 300 ditë.

Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi theksoi se: “ Kjo propagandë qesharake që nuk arrin të bindë askënd, as qeverinë vetë, është bërë prej ditësh objekti kryesor i barcaletave në vend.

Por shqetësuese dhe skandaloze është kjo çështje për paratë që qeveria po shpenzon në përpjekjen për të ndryshuar realitetin e humbjes masive të vendeve të punës, rritjes së krimit dhe pasigurisë, rënies së ekonomisë dhe mungesës së investimeve”

Më tej ajo u shpreh se Edi Rama prej 300 ditësh sorollat dhe tallet çdo muaj me personat me aftësi të kufizuar duke shtyrë vazhdimisht pagesat e tyre, ndërkohë që gjen qindra e mijëra euro për imazh fals e rrena të përditshme.

“Emisioni investigativ Alarm ka zbuluar së fundmi kostot e mëdha të kësaj fushate.Dështimet e njëpasnjëshme të këtyre 300 ditëve, Edi Rama po përpiqet t’i mbulojë me një abuzim të pastër financiar. Një tjetër flluskë e madhe dhe boshe në listën e gjatë të mashtrimeve të Edi Ramës”- përfundoi Vorpsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat