PD: Krimi në Parlament, e papranueshme heshtja e Ramës. Ai e ka humbur betejën morale

Shqipëria

PD: Krimi në Parlament, e papranueshme heshtja e Ramës. Ai e ka humbur betejën morale

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 13:45

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot denoncimin per heshtjen e Rames, per dhunimin per kercenimin me jetë të deputetit të opozitës.

Ne nje deklarate per media, deputeti Luçiano Boçi, theksoi se dhunimi u be vetëm e vetëm se denoncimi për lidhjet e tij kriminale prishi humorin e Kryeministrit.

“Opinioni publik dhe qytetarët u tronditën pas publikimeve që bëri Partia Demokratike, kur mësuan për të kaluarën kriminale të instrumentave të dhunës që përdor Edi Rama në parlament. Skandal dhe e papranueshme për gjithë shqiptarët që një deputet i dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi, siç është Arben Ndoka, të jetë i preferuari i Kryeministrit dhe të vihet në rreshtin e parë në sallën e matjeve të sukseseve imagjinare në 300 ditët e rendit”- tha ai.

Sipas tij, edhe më skandaloze dhe e papranueshme është heshtja e Edi Ramës pasi të vërtetat e implikimit të tij me botën e krimit dolën në dritën e diellit.

“Edi Rama mund t’i rrahë shpatullat deputetëve të tij të inkriminuar për aktet banditeske që ata bëjnë, por ai e ka humbur tashmë betejën morale, dhe është e do të jetë përgjegjës për secilën dhunë dhe kërcënim jete ndaj përfaqësuesve të opozitës. Partia Demokratike është më e angazhuar se asnjëherë më parë, bashkë me qytetarët e vendit, do të vazhdojë çdo ditë misionin e ruajtjes së demokracisë dhe endrrës europiane të shqiptarëve, duke denoncuar e bërë transparencë për aleancën kriminale të Edi Ramës”- perfundoi Boçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat