Priten pyjet e parkut Korab- Koritnik

Shqipëria

Priten pyjet e parkut Korab- Koritnik

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 19:51

1.5 ha pyje ne parkun kombetar Korab Koritnik jane prere ne menyre te paligjshme. Banoret thone se urdhri eshte dhene nga komuna pa lejen e shfrytezimit nga DSHP. Kjo e fundit ka sekuestruar vetem lenden e prere drusore ndersa pritet te ngrihet padi penale per drejtuesit e komunes Melan ne Diber.

Një sipërfaqe pylli prej rreth 1.5 ha është dëmtuar nga prerjet e paligjshme në fshatin Rabdisht të komunës Melan në Dibër. Denoncimi erdhi nga disa banorë . Ata thonë se dëmtuesit janë persona të fshatit dhe drutë janë prerë me urdhër të komunës.

Punonjesit e policise pyjore ne bashkepunim edhe me policine e rendit bene konstatimin ne terren ,dhe sekuestruan sasine e lendes drusore te prere.

Nga DSHP Dibër pritet të ngrihet padi penale per drejtuesit e komunes Melan , per prerje te paligjshme te pyjeve dhe shkaterrim te zones se mbrojtur Park natyror. Para një viti zona është shpallur park kombëtar natyror Korab Koritnik Pyjet ruheshin prej viti nga roje të paguara privatisht nga banorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat