Basha, Mogherinit: Rama – Meta përgjegjës për krizën në vend

Shqipëria

Basha, Mogherinit: Rama – Meta përgjegjës për krizën në vend

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 19:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me Ministren e Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, e cila ndodhet në një tur vizitash në rajon në kuadër të marrjes nga Roma zyrtare të Presidencës së Bashkimit Europian.

Në takimin me zyrtaren e lartë italiane kreu i demokratëve shprehu shqetësimin për kapjen e institucioneve dhe dhunimin e opozitës nga qeveria Rama-Meta që sipas tij është përgjegjëse për krizën në vend.

Basha tha se duke injoruar mesazhin e qartë dhe apelin e Bashkimit Europian se për reformën në drejtësi duhet gjithpërfshirje, konsultim dhe trasnparencë, qeveria tentoi të kalonte në parlament ligjet që kanë për qëlllim kapjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe sistemit gjyqësor në tërësi, dhe votoi ligjin me të cilin pezullon për një vit dhe kap Shkollën e Magjistraturës.

Sipas tij situata politike në vend ka degjeneruar në parametrat e një krize të gjithanshme për shkak të zhbërjes nga dyshja Rama-Meta të standarteve demokratike dhe sundimit të ligjit, kun ë mënyrë të veçantë përmendi shkarkimiet ga puna në kundërshtim me ligjin dhe vendimet e gjykatave të mbi 8 mijë nëpunësve, dhe futja në parlament e personave të dënuar për vepra të rënda penale.

Instalimi prej Kryeministrit në Parlament i instrumentit të dhunës përmes përdorimit të këtyre personave për të kërcënuar dhe goditur opozitën, ka krijuar një situatë tensioni politik dhe kjo e ka detyruar Partinë Demokratike të ndërpresë marrdhëniet me Kuvendin, për të shmangur skenaret e gjakderdhjes.

Kjo situatë kritike sipas kreut të opozitës kërkon vëzhgim të kujdeshëm dhe analizë të thellë nga ana e Bashkimit Europian. Në takimin me ministren italiane kreu i opozitës i shprehu mirënjohje Italisë për mbështetjen pa rezerva ndaj Shqipërisë. Marrja e statusit sipas Bashës është një mundësi e madhe për Shqipërinë dhe se Partia demokratike është e vendosur të japë kontributin e saj në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat