PD: Heshtja 16 ditore, Rama 16 herë më shumë përgjegjës dhe fajtor në sytë e shqiptarëve

Shqipëria

PD: Heshtja 16 ditore, Rama 16 herë më shumë përgjegjës dhe fajtor në sytë e shqiptarëve

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 13:11

Partia Demokratike ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme me akuzat e saj për heshtjen e kryeministrit Rama lidhur me dhunën e ushtruar ndaj deputetit Strazimiri në parlament dhe dosjen e deputetit Arben Ndoka.

Deputeti demokrat Gjergji Papa, në një deklaratë për shtyp, deklaroi se kjo heshtje 16 ditore, e bën Edi Ramën 16 herë më shumë përgjegjës dhe fajtor në sytë e shqiptarëve.

“Prej 16 ditësh, Edi Rama i fshihet përgjegjësisë që duhet të mbajë për organizimin dhe porositjen e dhunës në Parlament ndaj përfaqësuesve të opozitës. Heshtja e Ramës edhe pas publikimit të dosjes së plotë me prova të pakontestueshme të inkrimiminit që ai i ka bërë parlamentit, e bën atë edhe më përgjegjës në sytë e mbarë opinionit publik. Edi Rama kërkoi një emër dhe fakte.

Tani të gjithë qytetarët e vendit u njohën me emrin dhe me faktet, dhe mbarë opinioni publik flet për këtë rast. Vetëm Edi Rama, ai që kërkoi emrin dhe faktet, hesht për deputetin Arben Ndoka dhe dënimin e tij në Itali me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe heqje të lirisë së tjetrit. Heshtja e Ramës është e kuptueshme kur dihet se ai, me dashje të plotë, dëboi nga lista dy kandidate gra për t’i hapur rrugën futjes në parlament të Ndokës, i cili do të bëhej pjesë e skuadrave të dhunës ndaj opozitës. Por kjo heshtje 16 ditore, e bën Edi Ramën 16 herë më shumë përgjegjës dhe fajtor në sytë e shqiptarëve, për inkrimimin e parlamentit dhe përpjekjen për t’i mbyllur gojën opozitës”, ka thënë deputeti Papa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat