Naço: Gjyqtarët t'i përdorin duart për çekiçin e drejtësisë, jo për xhepat e qytetarëve

Shqipëria

Naço: Gjyqtarët t'i përdorin duart për çekiçin e drejtësisë, jo për xhepat e qytetarëve

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:46

“Reforma e drejtësisë do flasë me gjuhën e Brukselit”. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Drejtësisë, në analizën e 300 ditëve të punës së Ministrisë së Drejtësisë. Nasip Naço deklaroi se gjatë kësaj kohe, është vënë theksi tek lufta anti-korrupsion, duke e cilësuar korrupsionin, si krimin më të rëndë që kryhet nga gjyqtarë dhe prokurorë.

“Shumë shpejt Ministria e Drejtësisë do zhvilloje konferencën kombëtare për reformën në drejtësi ku do jenë të gjithë aktorët, edhe opozita. Reforma do flasë me gjuhën e Brukselit. Gjyqtarët t’i përdorin duart vetëm për çekiçin e drejtësisë dhe të mos i fusin në xhepat e qytetarëve. Të denoncohet korrupsioni edhe në portalin online”- u shpreh Naço.

“Jemi të vendosur që luftën ndaj korrupsionit ta nisim nga gjyqësori, deri tani ka dy të arrestuar dhe tre nën hetim për fshehje të miliona eurove”, u shpreh ministri.

Ministri deklaroi se një nga arritjet e Ministrisë së Drejtësisë është dixhitalizimi i sistemit duke i dhënë fund epokës së abuzimit me pronat.

“U zotuam se do realizonin skanim të plotë për çështjen e pronave. Hartuam një plan veprimi të qartë për të gjithë shtetasit që kanë një titull pronësie. Sot nuk ka për të ndodhur siç ndodhte dje ku me vendime antiligjore janë kthyer në natyrë pasuritë publike. E dixhitalizuam sistemin”, u shpreh Naço.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat