Basha akuzon Ramën për bllokimin e projekteve të Tiranës: Vuan komplekse personale

Shqipëria

Basha akuzon Ramën për bllokimin e projekteve të Tiranës: Vuan komplekse personale

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:40

Kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha akuzoi rivalin e tij politik se vuan nga komplekse të së shkuarës. Basha tha se e gjithë puna e dikasterit që ai drejton ndiqet nga një trashëgimi e vjetër, që është mentaliteti i luftës politike,
“Një trashëgimi e vjetër na ndjek nga pas, e cila nuk matet me cilësinë më të lartë por matet me bllokimin, me mentalitetin e luftës politike, edhe aty ku nuk ka vend për luftë politike, ku është e qartë se interesi qytetar është që puna të ecë përpara.”
Ndërsa përuroi përfundimin e rikualifikimit urban të bllokut “Sadik Petrela”, në njësinë bashkiake nr. 3, me një sipërfaqe rreth 5 ha, Basha listoi dhe projektet e Bashkisë të bllokuara nga qeveria Rama
”Duhet të jetë sfidë por një sfidë për t’u konkuruar me vepra dhe jo me fjalë e jo një sfidë për t’u kthyer në luftë politike të paprinciptë, në bllokim si ai që ka përjetuar Bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës, për shkak të komplekseve personale të ish – kryetarit të Bashkisë i cili ia doli që për më shumë se 7 muaj të bllokonte buxhetin e bashkë me të varrezat, shkollat, kopshtet, çerdhet, projektet strategjike të qytetit të Tiranës dhe mijëra e mijëra vende pune që do ishin krijuar, nëse Edi Rama nuk do ta kishte bërë këtë bllokim.
Rikualifikimi i këtij blloku banimi, i cili sipas Bashës u la në harresë nga Rama kur ishte kryetar bashkie, është kryer me një investim prej 57.8 milionë lekësh dhe përfshin.
“Banorët e kryqytetit sot gëzojnë një investim të përfunduar të bashkisë së Tiranës i cili ka bërë të mundur urbanizimin e plotë të kësaj zone të lënë në harresë dhe pas dore prej më shumë se një dekadë e gjysëm. Të gjithë punimet e nevojshme për sistemin e ujërave të bardha, të zeza, të kanalizimeve, asfaltimin, trotuaret, ndriçimin dhe siç shikoni edhe profilin urban të rrugëve dhe rrugicave ku është ndërhyrë përmes modelit tashmë të njohur të Bashkisë së Tiranës, zëvendësimit të avllive të vjetra me kangjella qytetare. Ky investim ofron një cilësi më të mirë jete për 5 mijë banorët e kësaj zone.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat