PD: Rama injoron ndërkombëtarët, kap shkollën e Magjistraturës

Shqipëria

PD: Rama injoron ndërkombëtarët, kap shkollën e Magjistraturës

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:38

Partia Demokratike ka denoncuar vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollës së Magjistraturës për 1 vit, duke e akuzuar se po kundërshton edhe ndërkomëbtarët.
Në një dalje për mediat nga selia e PD, deputeti Eduard Halimi ka akuzuar dyshen Rama-Meta se kanë injoruar thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë.
“Ditën e djeshme Rama dhe Meta, miratuan ndryshimet në ligjin për Shkollën e Magjistraturës, me arrogacë të plotë dhe duke shpërfillur thirrjet e partnerëve ndërkombëtare. Bashkimi Europian, SHBA dhe OSBE i kërkuan hapur dyshes Rama-Meta që të mos miratonin asnjë ligj të Reformës në Drejtësi, pa konsultim, gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim me aktorët e sistemit dhe faktorin ndërkombëtar. Të gjithë i bënë thirrje Edi Ramës që të respektojë parimet dhe standartet euroatlantike, dhe se ligjet nuk bëhen për individë dhe nuk bëhen me nxitim e brenda natës. Në injorim të plotë të thirrjes së tyre, Rama-Meta e ndryshuan ligjin, duke mbyllur për 1 vit Shkollën e Magjistraturës”, tha Halimi.
Sipas tij kjo dyshe po synon të kapë institucionet e drejtësisë për tu kthyer në vitin 2005, ku të gjithë sistemin gjyqësor e drejtonin deputët e PS.
“Rama kërkon që të kontrollojë politikisht sistemin gjyqsor, duke na kthyer në vitin 2005, ku Kryetar i Gjykatës së Lartë ishte ish-Ministri i Drejtësisë i PS, ku Kryetar i Gjykatës Kushtetuese ishte ish-Deputeti dhe ish-Krytari i Komisionit të Ligjeve të PS, ku gjyqtarë, kryetarë, në gjykatat më të larta të vendit apo dhe anëtarë KLD ishin deputetë apo zëvëndësministra dhe të PS”, deklaroi Halimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat