Inagurohet Qendra e Studimeve Albanalogjike, Arvizu: Mbështesim trashëgiminë kulturore të vendit

Shqipëria

Inagurohet Qendra e Studimeve Albanalogjike, Arvizu: Mbështesim trashëgiminë kulturore të vendit

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 13:36

U inagurua sot Qendra e Studimeve Albanologjike shqiptare, e cila u restaurua nga Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP). I pranishëm në këtë inaugurim, ambasadori Aleksandër Arvizu, shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Tiranës, për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë fort se, ruajtja e trashëgimisë kulturore është një pikë e fortë për të gjithë brezat, pasi ajo është vlerë nga e cila mund të mësojnë të gjithë. Projekti që inagurojmë sot do të mbrohet dhe ruhet nga brezat si një investim jetik me fragmente të historisë së Shqipërisë që mbart vlera të mëdha për të gjithë popullin”, deklaroi ambasadori Arvizu.

Fondi që u akordua për restaurimin e qendrës kishte një vlerë prej 103,000 dollarësh, të cilat u përdorën për të rehabilituar dhe modernizuar ambientet e ruajtjes së objekteve të kësaj qendre.

Në thelb të tij, Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP) mbështet mbrojtjen e qendrave kulturore, objekteve kulturore dhe formave të shprehjes së kulturës tradicionale, në më shumë se 100 vende në zhvillim në të gjithë botën. Që prej fillimit të këtij projekti, ai ka mbështetur 9 projekte për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat