Zbardhet vjedhja e 6 miliardë lekëve në Bankën e Shqipërisë

Shqipëria

Zbardhet vjedhja e 6 miliardë lekëve në Bankën e Shqipërisë

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 00:06

Zbardhet vjedhja e thesarit të Bankës së Shqipërisë nga dy punonjësit e saj, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia. Dy punonjësit kanë vjedhur shumën marramendëse prej 600 milion lekë të reja.

Gjithë puna e organeve hetimore ka nisur në momentin kur Ardian Bitraj ka rrëfyer ditën e hënë, përpara një komisioni të ngritur nga Banka për kontrollin e sasive të parave të stokut, se bashkë me kolegen e tij, Mimoza Burzia, kanë nxjerrë shuma të konsiderueshme parash nga sektori ku ai punonte.

Burimet bëjnë të ditur për NOA.al se Bitraj, në bashkëpunim me Bruzian nxirrte nga sektori i Arkës Stok, shuma të konsiderueshme lekësh që ishin bërë gati për t’u hedhur në qarkullim dhe të tjera që ishin bërë gati për t’u asgjësuar.

Dy të sipërpërmendurit u arrestuan për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi në lidhje me hetimet e Prokurorisë për dyshimet mbi vjedhjen më të madhe të Bankës së Shqipërisë, që kap vlerën e 6 miliardë lekëve.

Bitraj ka rrëfyer se kishte katër vjet që merrte lekë nga arka stok, i tërhiqte të gjitha me prerje 50 lekëshe, i fshihte në trup dhe në këtë mënyrë i nxirrte nga banka. Ndër të tjera Bitraj ka thënë se ka arritur që brenda një dite të marrë deri në 10 milionë lekë. Bashkëpunëtorja e tij, Mimoza Bruzia ka mohuar para gjykatës të ketë lidhje në këtë çështje.

Ardian Bitraj ka deklaruar se të gjitha lekët i ka lënë në lojërat e fatit, që janë poshtë shtëpisë së tij. 45-vjeçari është shprehur në polici se në një kazino ka borxh 50 milionë lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat