Çahet Partia Socialiste. Dështon pr/ligji KLD, sepse Tom Doshi dhe 7 deputet largohen deri në shkarkimin e Saimir Tahirit

Shqipëria

Çahet Partia Socialiste. Dështon pr/ligji KLD, sepse Tom Doshi dhe 7 deputet largohen deri në shkarkimin e Saimir Tahirit

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 23:22

Kryeministri Edi Rama nuk arrin të bëjë votat për të miratuar pr/ligjin mbi ndryshimet ne KLD.

7 deputetë nuk kanë qenë të pranishëm në Kuvend duke mos arritur të formojnë shumicën e cilësuar e domosdoshme për të votuar këtë pr.ligj por dhe dy pr/ligje të tjera.

Në seancën e sotme të Kuvendit Shqipetare, nuk kanë qenë të pranishëm: Tom Doshi, Pjerin Ndreu, Parid Cara, Andrea Marto, Vangjel Dule i PBDNJ-së, Mark Frroku dhe Armando Prenga.
Mungesa e deputeteve te lartpermendur, detyroi kryetarin e parlamentit të shtyjë për javën tjetër votimin e ligjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat