Zbardhet identiteti i 2 punonjësve të bankës, që vodhën 6 mld lekë (Video)

Shqipëria

Zbardhet identiteti i 2 punonjësve të bankës, që vodhën 6 mld lekë (Video)

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 16:03

Një vjedhje spektakolare ndër vite mund të quhet historia e Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia,dy punonjësit e Bankës së Shqipërisë të cilët u arrestuan dje nga policia, nën akuzën e përvetësimit të vlerave monetare.
6 miliard lekë të vjetra dyshohet se kanë vjedhur gjatë 4 viteve dy punonjësit e Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë që burime nga policia sqarojnë se shumë mund të jetë akoma më e madhe,pasi verifikimi vazhdon ende në terren nga ekspertët.
Ditën e enjte në Gjykatën e Tiranës është dhënë masa e sigurisë për të dy punonjës të Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, në fshehtësi të plotë duke qënë se ngjarja kategorizohet si tepër e klasifikuar nga banka qëndrore dhe institucionet që po e hetojnë.
Mësohet se gjykata ka vendosur t’i lërë në burg dy ish-punonjësit me akuzën e shpërdorimit të detyrës për Ardian Bitraj dhe shpërdorim detyre dhe moskallzim krimi për Mimoza Bruzia.
Falë auditit të brendshëm të Bankës Qëndrore është zbuluar se disa nga arkat e parave ishin prekur dhe mungonte një sasi e konsiderueshme parash.
Burime nga grupi hetimor i ngritur për këtë çështje nga policia dhe prokuroria dhe ekspertë të bankës ka mundur të zbardhë të gjithë skemë, kjo dhe falë dëshmisë së Ardian Bitraj.
Sipas dëshmisë së tij në vend të parave, pas nxjerrjes nga arka, ata i mbushin me letra për të mos rënë në sy. Në Departamentin e Emisionit ku punon dhe dy shtetasit Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia ka dy funksione në bankën e shqipërisë.
I pari është nxjerrja në qarkullim e parasë, hedhja e kartmonedhave të reja dhe i dyti grumbullimi i tepricave dhe tërheqja nga qarkullimi i kartmonedhave të dëmtuara. Dyshohet se dy ish-punonjësit e bankës kanë përfituar nga të funksionet, pasi kanë pervetësuar si nga ato që do te hidheshin ne tre ,po ashtu dhe nga ato që kanë dalë nga tregu.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetimet janë akoma në zhvillim e sipër, pasi pritet dalja e fakteve të reja.
Ka dyshime të arsyeshme se shuma e vjedhur mund të jetë shumë më e madhe, kjo në kohë të ndryshme. Ndërsa sqarohet se nje përson i tretë po i Bankës së Shqipërisë është lënë i lirë, pasi nuk iu gjetën të dhëna komprementuese për të, por hetimi është intensive për të parë nëseka dhe individë të tjerë të përfshirë,në skandalin që çoi në përvetësimin e rreth 4,5 milion eurove.

Njoftimi dje i BSH

Një ditë më parë Banka e Shqipërisë njoftoi se me datë 21 korrik 2014 Banka e Shqipërisë, ka bërë kallëzim penal për shtetasit A.B dhe M.B, punonjës në Departamentin e Emisionit.
Këta shtetas akuzohen për përvetësimin e vlerave monetare në ngarkim. Materialet dhe të gjitha provat e tjera në ngarkim të të kallëzuarve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal dhe po vijon me intensitet hetimet.
Në përmbushje të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit shtetëror dhe të sekretit hetimor informacioni i detajuar rreth ngjarjes është i klasifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat