Gjosha: Së shpejti hapim negociatat për anëtarësim në BE

Shqipëria

Gjosha: Së shpejti hapim negociatat për anëtarësim në BE

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 12:38

Shqipëria shumë shpejt do të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ky është qëllimi që i ka vënë vetes Ministria e Integrimit, qëllim që është shprehur nga ministrja Klajda Gjosha, në analizën e 300 ditëve qeverisje. “Arritja për marrjen e statusit nuk i takon vetëm ministrisë, por të gjithë shqiptarëve. Shumë shpejt do hapim negociatat. Të gjithë së bashku do bëjmë hapjen e negociatave. Udhërrëfyesi ynë ka qenë plani i detajuar për 5 prioritetet me të cilin kemi punuar çdo ditë. Është një plan që i përkushtohemi çdo ditë për të arritur te hapi tjetër, ai i hapjes së negociatave”,- u shpreh Gjosha. Ministrja e Integrimit renditi edhe prioritetet që qeveria ka, për të afruar momentin e hapjes së negociatave të anëtarësimit. “Reforma në administratën shtetërore, reforma në drejtësi, të drejtat e njeriut, shteti ligjor dhe çështjet e antikorrupsionit dhe krimit të organizuar, janë cështje që do t’i plotësojmë cdo ditë, për të ndërtuar institucionet dhe funksionimin e shtetit demokratik”- deklaroi Gjosha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat