Panariti, kallëzim penal ndaj inspektorit të AZHBR, shpërdoroi detyrën

Shqipëria

Panariti, kallëzim penal ndaj inspektorit të AZHBR, shpërdoroi detyrën

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 08:55

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka kallëzuar penalisht inspektorin Roland Papajorgji për shpërdorim detyre.

Roland Papajorgji është inspektor i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural. Vendimi për kallëzimin e tij erdhi menjëherë pas denoncimit të një fermeri në lidhje me abuzimin në skemat mbështetëse të bujqësisë.

Menjëherë pas këtij denoncimi, ministri Panariti zhvilloi një mbledhje urgjente në AZHBR, ku u vendos shkarkimi i menjëhershëm ndaj Papajorgjit.

Pasi shkarkoi nga puna Papajorgjin, ministri dërgoi kallëzimin penal në Prokurori për të bërë hetimet e nevojshme. I pyetur në lidhje me këtë vendim, ministri deklaroi:

“Jemi të vendosur për të luftuar çdo formë abuzimi për skemat mbështetëse ndaj bujqësisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat