Nishani: KLD-ja drejt perfeksionimit, s'ka më emërime politike

Shqipëria

Nishani: KLD-ja drejt perfeksionimit, s'ka më emërime politike

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 23:48

Presidenti Bujar Nishani e vlerësoi maksimalisht, punën e KLD-së aktuale, e cila sipas tij është përmirësuar rrënjësisht në krahasim me KLD-në e mëparshme. Sipas tij KLD-ja tashmë është kthyer në “binarët e ligjit”.

Nishani deklaroi se KLD-ja ka ndërmarrë një sërë hapash pozitivë, për mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë siç është proçesi i emërimeve i cili nuk bëhet më në dyert e partive politike.

Duke marrë nën mbrojtje KLD-në, përballë kryeministrit Rama dhe ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, që kanë nisur reformimin e institucioneve të drejtësisë, Nishani theksoi se puna e këshillit është vite dritë larg këshilli paraardhës, por pranoi se ende ka sfida përpara:.

“Garantoj qytetarët, se për herë të parë, ky Këshill me punën e tij është kthyer në binarët e ligjit. Praktikat e mëparshme, këtë këshill e kanë diskretituar. Proceset janë të tilla që shkojnë gjithmonë drejt perfeksionimit, por emërimet nuk bëhen më në dyert e partive politike. Nuk bëhen më siç përmendeshin në vlerësimet e raporteve ndërkombëtare deri para katër apo pesë vitesh. Puna e këtij këshilli është vite drite larg me punën e këshillit paraardhës. Por natyrisht ka edhe sfida”, theksoi Nishani.

Para zhvillimit të seancave dëgjimore sot me kandidatët, Nishani vuri në dukje se “KLD-ja duhet të jetë mbështetje për kryetarin e Gjykatës, roli i të cilit është vendimtar për mbarëvajtjen e punëve në Gjykatë. Por nga ana tjetër Kryetari i Gjykatës duhet të jetë i kujdesshëm me administrimin e Gjykatës. Kryetari i Gjykatës duhet t’i japi prioritet eksesit të publikut, për ta sjellë Gjykatën sa më afër qytetarëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat