Basha iftar për “Natën e Kadrit”: Paraja e pushteti, nuk të sjellin lumturinë

Shqipëria

Basha iftar për “Natën e Kadrit”: Paraja e pushteti, nuk të sjellin lumturinë

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 22:07

Paraja dhe pushteti nuk të sjellin lumturinë, ti duam njerëzit dhe ta përdorim pushtetin për ti shërbyer njerëzve” ishin këto mesazhet që kreu i Bashkisë Lulzim Basha përcolli në një iftar të shtruar me rastin e “Natës së Kadrit”.

Ai theksoi se muaji i Shenjtë i Ramazanit është muaji i reflektimit për të gjithë dhe se duhet ti shërbejmë njëri-tjetrit për të pasur ditë sa më të lumtura. Basha theksoi se politikanët ekzistojnë për të bërë të lumtur njerëzit.

“Lumturia e politikanëve nuk është qëllim në vetvete, e rëndësishme është lumturia e qytetarëve. Përfitoj nga fjala në këtë natë të shenjët nata me e mirë se një mijë muaj, kur zbresin engjëjt dhe marrin vendime të rëndësishme deri Natën tjetër të Kadrit.

Kur paqja mbretëron deri në agim, që ti lutem zotit që të zbresë sa më shumë mençuri, vendosmëri dhe dashuri në shpirtrat e gjithë shqiptarëve dhe në veçanti vendimmarrësve”- u shpreh Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat