PD: Qeveria po përgjon celularët e të gjithë qytetarëve

Shqipëria

PD: Qeveria po përgjon celularët e të gjithë qytetarëve

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 17:01

Pasi e dërgoi në Gjykaten Kushtetuese vendimin e qeverisë për regjistrimin e numrave personale të celularëve, Partia Demokratike jep alarmin se qeveria do përgjojë të gjithë qytetarët, kundërshtarët politikë, krerët e institucioneve, madje edhe diplomatët.

Eduard Halimi – Deputet i PD:

“Askujt mbi tokë nuk do ti kishte shkuar ndërmend, që 3 muaj pasi Gjykata e Luxenburgut do të urdhëronte kompanitë e celularëve anë e mbanë Bashkimit Europian të mos mbanin të dhënat e IMEIT për qytetarët, Kryeministri i një vendi që ka statusin e kandidatit do urdhëronte që këtë databazë, të mos e krijonin kompanitë por të krijonte databaze personal dhe çdo të dhënë për individët duhet ta merrte ai dhe ta kishte nën sqetull.

Mania e sëmurë e një mendje të tillë politike si ajo e Edi Ramës që urdhëron të shtetëzojë, përgjojë çdo celular në vend nga kundërshtarët politikë, nga disidentët brenda grupit të tij politik, nga drejtuesit e institucioneve të pavarura, nga gjyqtarë, prokurorë, diplomatë të huaj dhe vendas, drejtues të medias, arrin deri atje sa të urdhërojë shtetëzimin dhe përgjimin e çdo individi, çdo të riu, të reje që shkruan një sms, shkruan në whatsapp, shkruan në FB, viber, BBM, instagram e gjithkund.

Me këtë vendim, jeta private e çdo qytetari në vend është kërcënuar, të drejtat themelore të individit të mbrojtura posaçërish nga Kushtetuta e vendit janë nën kërcënim me firmë dhe me vulë të Edi Ramës.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat